Arabia Saudite shkaktare e shpërthimit të kolerës në Jemen?

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka thënë se Arabia Saudite është burim i shpërthimit të kolerës në Jemen.

Saleh ka deklaruar se koalicioni i udhëhequr nga sauditët qëndron pas përhapjes së sëmundjes ngjitëse përmes përdorimit të armëve të ndaluara ndërkombëtarisht. “Koalicioni po përdor armë shkatërruese, si bomba grumbulluese dhe termobarike, të cilat lënë efekte shumë të dëmshme për popullin e Jemenit”, shtoi ai. Mjekët kanë filluar një hulumtim në terren për të zbuluar burimet e epidemisë së kolerës. Ajo që ata kanë gjetur e forcon idenë se Arabia Saudite ka filluar një luftë biologjike kundër Jemenit. Arabia Saudite ka bombarduar Jemenin që nga marsi i vitit 2015 në një orvatje për të rivendosur në pushtet pasardhësin e Saleh, Abd Rabe Mansur Hadi, një aleat i Rijadit. Kriza e Jemenit filloi pasi Hadi dha dorëheqjen si president dhe refuzoi të negociojë ndarjen e pushtetit me lëvizjen Huthi në Jemen. Për pjesën më të madhe të botës, kolera, një infeksion bakterial i përhapur nga uji i ndotur me feçe, ka ngelur vetëm në librat e historisë. Por lufta ka dëmtuar infrastrukturën e Jemenit dhe ka thelluar varfërinë, duke lejuar që sëmundja të kthehet në shkatërrimin e këtij vendi. Aktualisht, 21 nga 22 provincat e vendit janë goditur nga shpërthimi i kësaj sëmundjeje, që tani kërcënon të kalojë në vendet fqinje. Kolera është një sëmundje e rëndë diarre, e cila mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet siç duhet./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne