Arbana Xharra bëhet me terroristët që bënë grusht shteti në Turqi

Islamofobja Arbana Xharra ka sulmuar përsëri. Pasi humb nga vëmendja e publikut islamofobja tashmë e deklaruar Arbana Xharra di si të rikthehet sërish në vëmendje. Sa herë që e sheh veten keq ajo sulmon muslimanët dhe përfaqësuesit më të mëdhenj politik të tyre për t’u rikthyer përsëri.

Në qendër të sulemeve të saj sot ishte monumineti përkujtimor i ngritur nga Bashkia e Tiranës në parkun e liqenit në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016.

Islamofobes Xharra nuk i ka pëlqyer ky monument duke hedhur vrer dhe sulmuar Erdoganin se po mundohet të pushtojë shqipërinë, madje nuk nguron ta konsiderojë sitemin e tij qeverisës si tiranik. Ajo e quan maskaradë mbështetjen që sipas saj po i jep shteti shqiptar shtetit turk, duke përkujtuar me një përmendore 251 dëshmorët turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016.

Me anë të një statusi në facebook ajo shpreh të gjithë mllefin e saj kundër bashkëpunimit diplomatik Shqipëri- Turqi.

Statusi i Arbana Xharra:

“Shqipëria është bërë si ato shtëpitë pa të Zot. Si ato që popullohet nga qentë endacakë që ikin prej njerëzve, si ato zgafellet ku strehohen hajnat dhe dorasët kur i kërkon policia. Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit. Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton. Të ishte Fishta gjallë me siguri do ta ndërronte refrenin: le ta dijë gjithë bota mbarë, se ky shtet s’mund të jetë shqiptar! Jo. Se shqiptarët që e dinë se ç’janë diktaturat, tiranitë, paliria dhe krimi nuk do të lejonin që të bëhet kamare turpi e politikave të huaja e më hiç të atyre që mbi 6 shekuj i mbytën. Turp e lot.”/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne