Arbana Xharra histeri islamofobike kundër BIK-ut

Islamofobia Arbana Xharra nuk ndalet me prapagandat e saj kundër Islamit dhe hoxhallarëve në përgjithësi. Kësaj rradhe ajo ka marrë shkak nga një foto në rrjetet sociale dhe ka sulmuar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe vecanërisht Naim Tërnavën.

Xharra është shprehur e irrituar duke thënë mos vallë shkolla që mban emrin e Xhemail Mustafës, njeriut më të afër të Rugovës, është kthyer në Medrese?

Islamofobia gjithashtu e ka ofendur Naim Tërnavën duke thënë se nuk përfaqëson vlera kulturore, nuk është as ekspert i çështjeve ndëretnike, as ekspert i kulturave.

Ja statusi i Arbana Xharrës

Shkolla që mban emrin e Xhemail Mustafës, njeriut më të afër të Rugovës, fton shefin e bashkësisë Islame që t’u mbajë ligjeratë nxënësve të klasës së tretë. Ligjëratë mbi Vlerat kulturore dhe tolerancën etnike. E para pyetje: cilat vlera kulturore përfaqëson Naim Tërnava, e dyta: për cilën tolerancë etnike flet ky? Ky nuk është as ekspert i çështjeve ndëretnike, as ekspert i kulturave, është vetëm imam i fesë islame. Çka kërkon shefi i bashkësisë islame para nxënësve të klasës së tretë? Është kjo shkollë medrese apo çka? Kush është Drejtori/a e arsimit që e dha lejen? A kanë prindër këta fëmijë? Kur do të bëheni njëherë shtet, njerëz që respektojnë kushtetutën, kulturën dhe dinë të ndajnë ato nga namazi dhe dersi?/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne