Argjentinë, protesta për zjarret në Amazon

Në Argjentinë është organizuar protestë për mosintervenimin në zjarret që vazhdojnë që dy javë në Amazon, pyjet e shiut më të mëdha në botë, si dhe kundër presidentit të ekstremit të djathtë në Brazil, Jair Bolsonaro.

Qindra persona nga organizata të ndryshme joqeveritare, organizata mjedisore dhe disa grupe majtiste, organizuan protestë para ambasadës së Brazilit në Buenos Aires.

Protestuesit duke brohoritur me slogane “Shpëtoni Amazonin”, “Bolsonaro duhet të shkojë”, mbajtën pankarta me mbishkrime “Jam kundër shpyllëzimit të Amazonit”.

Ata rikujtuan se zjarret vazhdojnë që 16 ditë, ndërsa theksuan se qeveria e Bolsonaro nuk pranon të marrë përgjegjësi.

Ndërkohë, në shumë vende botërore përfshirë edhe në shtetet evropiane ishin organizuar protesta pranë ambasadave të Brazilit, për zjarret dhe kundër Bolsonaro.

Zjarret që vazhdojnë që dy javë në Amazon, janë përhapur edhe në shtetet përreth, ndërsa edhe Bolivia dhe Paraguaji kishin filluar të intervenojnë.

– Në Brazil zjarret pyjore janë rritur për 83 për qind brenda një viti

Instituti Kombëtar Brazilian për Hulumtime në Hapësirë (INPE) theksoi se brenda një viti 72 mijë zjarre pyjore kanë ndodhur në pyjet e shiut më të mëdha në botë, të cilat gjenden në Brazil.

Sipas të dhënave nga INPE, zjarret pyjore në vend kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në 6 vitet e fundit. Numri i zjarreve është rritur për 83 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm brenda një jave kanë ndodhur rreth 10 mijë zjarre pyjore, gjë që ka prekur në mënyrë negative zonat e mbrojtura dhe popullsinë lokale.

– Bolsonaro fajëson organzitat joqeveritare mjedisore

Presidenti Bolsonaro tha se ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë shkaktar të zjarreve pyjore.

“Ka mundësi që organizatat joqeveritare mjedisore të jenë të përfshira në një krim për të tërhequr vëmendjen e publikut, sepse ata janë kundër meje dhe qeverisë. Unë nuk e konfirmoj këtë, por është e mundur”, tha Bolsonaro./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne