Argumentet për ‘Venecian”, Meta: Konfirmimi i mbrojtjes në mënyrë të shkëlqyer, të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta i ka mëshuar qëndrimit të hershëm, në argumentet e dhëna Komisionit të Venecias për dekretin e 30 Qershorit, se janë “konfirmim i mbrojtjes në mënyrë të shkëlqyer, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Meta iu përgjigj pyetjes së bërë nga gazetarët gjatë një vizite në Lezhë:

Si po e prisni raportin e Komisionit të Venecias?

Meta: Tani sapo është publikuar letra ime për Presidentin e Komisionit dhe të gjithë anëtarët.

Për dy tre orë do të publikohen të gjitha komentet , janë 100% shteruese dhe janë ashtu siç kam thënë, “konfirmimi i mbrojtjes në mënyrë të shkëlqyer, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Unë jam i bindur se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë, që përmes një reflektimi të shpejtë të rivendoset në binarët e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe njëkohësisht edhe të një dialogu, i cili frymëzon një bashkëpunim midis gjithë shqiptarëve dhe sidomos jep siguri për të rinjtë që e ardhmja është këtu./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne