Arkëtarja e bankës zhvaste paratë e qytetarëve, zbulohet skema e saj e mashtrimit

Një arketare me inicialet M.B, e një banke të njohur në kryeqytet zhvaste paratë e qytetareve. Duke falsifikuar firmat e klientëve, ajo tërhiqte nga llogaritë e tyre shuma të caktuara, te cilat i fuste në xhepin e saj.

Gjithashtu, duke përfituar edhe nga mosha e disa prej klientëve, ajo ka plotësuar mandatet e tërheqjes për shuma më të mëdha nga sa u ka dorëzuar në realitet atyre, duke përfituar për vete diferencën.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet ndaj kesaj shtetaseje dhe e ka dërguar për gjykim.

Mbi bazën e ankesave të disa klientëve, kjo bankë ka kryer verifikime të brendshme nga ku kanë rezultuar transaksione me parregullsi, të përpunuara nga e pandehura, e cila në cilësinë e arkëtares ka kryer veprime të kundërligjshme në llogaritë rrjedhëse të disa klientëve të bankës, duke bërë tërheqje për vete të paautorizuara nga llogaritë e tyre.

Klientët rezultojnë të kenë tërhequr me mandate shuma të caktuara. Këto veprime janë bërë nga e pandehura, si arkëtare, e cila duke krijuar njohje personale me të dëmtuarit dhe duke përfituar nga fakti se disa prej tyre ishin rezidente jashtë Shqipërisë, përmes plotësimit dhe falsifikimit të shkrimit të tyre, ka përvetësuar për vete shumën.

Në këto kushte ajo ka tërhequr nga llogaritë e klientëve sasi më të mëdha parash nga ato që ata kanë marrë fizikisht.

Në raste të tjera ajo ka tërhequr para duke i përvetësuar ato, pa dijeninë dhe miratimin e klientit dhe pa qenë ai prezent (kjo e vërtetuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë apo edhe nga të dhënat e TIMS, ku disa klientë nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën e tërheqjes së parave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne