Arkitektura Osmane: edhe zogjtë kishin pallate në miniaturë

Arkitektura historike Osmane ishte dizenjuar për të strehuar më shumë sesa banorët e saj njerëzorë. Zogjtë, në mënyrën e tyre unike, ishin mëse të mirëpritur. Për ta ishin ndërtuar edhe pallate “madhështorë” në miniaturë.

Kështu, siç vënë në dukje studiuesit, zogjtë kishin strukturat e tyre plot zbukurime apo pallate në miniaturë që kishin saktësisht të njëjtën pamje sikundër edhe versionet e mëdha që i mbanin në trup. Pasi aviteshin në fasadat e ndërtesave prej betoni, miqtë me pupla mund të hynin në shtëpitë e tyre shumëkatëshe të kompletuara me ballkone për të vëzhguar botën më së miri.

Në disa prej këtyre shtëpive të mrekullueshme kishte madje, edhe tabaka me ujë apo pasarela për të nisur apo përfunduar uljen nga fluturimi.

Shtëpitë e mahnitshme për zogjtë flasin për qasjen e përgjithshme që turqit osmanë kishin ndaj kafshëve. Strukturat e ndërtuara gjatë kësaj kohe – midis shekujve 15 dhe 19 – ishin projektuar me përkujdesje duke pasur në mendje sigurinë dhe mbrojtjen e zogjve. Shtëpitë ajrore, që mbajnë emrin përkëdhelës “kuş köşkü” (pavionet e zogjve) dhe “serçe saray” (pallatet e harabelave), janë edhe sot e kësaj dite shembuj të shkëlqyer të kësaj qasjeje. Ndërsa disa prej këtyre strehave ishin ndërtuar thjesht për të strehuar zogjtë, shtëpi të tjera zogjsh përdoreshin për të ushqyer krijesat me krahë në mot të acartë dhe për t’i ndihmuar nëse ata do të ishin të sëmurë.

Në pikun e periudhës kur u ndërtuan, shtëpitë e zogjve shfaqeshin gati në çdo qytet turk. Ndërsa koha ka fshirë shumë prej tyre, sidoqoftë, ka mbetur një koleksion relativisht i vogël si dëshmi në kohët e sotme. Shembulli më i hershëm është një version i shekullit të 16-të i instaluar në urën Büyükçekmece të Stambollit.

Pallatet në miniaturë që shfaqen në pjesën e jashtme të ndërtesave, tashmë nuk kanë mbetur të shumta në numër. Për t’i parë ato, duhet të dish ku të kërkosh dhe të dish se për çfarë kanë qenë ndërtuar./ tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne