Arkivoli i dëshmorit palestinez mbulohet me flamurin turk

Në Gazë iu dha lamtumira e fundit 4 palestinezëve të cilët ranë dëshmorë në sulmet e ushtarëve izraelite në Rripin e Gazës.

Arkivoli i njërit prej dëshmorëve, Muhammed Sherif Bedvan (27), i cili në u mbulua me flamurin turk, u varros në varrezat e qytetit pas faljes së namazit të xhenazes në xhaminë Hazreti Omer në pjesën qendrore të Gazës..

Kurse dëshmori Muhammed Ebu Ferhane (31) u varros në varrezat e qytezës Abesan el-Kabira pranë qytetit Han Yunus në jug të Gazës, pas namazit të xhenazes në xhaminë Omer bin Abdulaziz.

Dëshmori Shaban Ebu Hatir (26) u varros në varrezat e qytezës Beni Suheyla pranë qytetit Han Yunus, pas faljes së namazit në xhaminë Hamza bin Abdulmuttalib.

Ndërsa dëshmori Mamud Kishta (23) u varros në varrezat e qytetit Refah, pas faljes së namazit në xhaminë Bedir.

Rikujtojmë se me pretendimin se ushtarët e tij janë sulmuar me armë zjarri në kufi, pasditen e të premtes filloi sulmet ndaj Gazës me avionë luftarakë dhe tanke. Si pasojë e sulmeve, 4 palestinezë ranë dëshmorë.

Ushtria izraelite bëri të ditur se një ushtar i saj ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ana e Gazës. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne