Arlind Qori: Ja përse Edi Rama nuk trembet nga protesta e opozitës

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se Edi Rama nuk trembet nga protestat e opozitës por vetëm nga revolta popullore. Qori u shpreh se opozita bashkëpunon me oligarkët dhe nuk mund ti godasë ata, sepse pret që oligarkët ta sjellin në pushtet.

“Përse nuk ka frikë qeveria nga protesta e opozitës? Këto protesta janë të inskenuara dhe nuk kanë nerv. Çfarë e pengon opozitën të radikalizohet vërtet? Përmend disa oligarkë dhe jo disa të tjerë. Është e matur kur flet për Edi Ramen. Si funksionojnë partitë politike? A ka parti që mbahen nga kuotat? Ku i gjejnë paratë? Ose i marrin nga oligarkët ose janë paratë e atyre që kanë vjedhur dhe duhet ti hedhin për partinë.
Problemi i opozitës është se është radikale me fjalë, por e matur. Rama nuk i ka frikë sepse ua njeh kufijtë, sepse kufijtë e tyre janë edhe kufijtë e Ramës. Mund të them këtu, që u ngazëlleva se pashë insektin që digjej. Kryetari i opozitës nuk e thotë dot sepse do ta ketë në vath atë zotërine. Është më i rëndësishëm oligarku për ardhjen në pushtet se sa populli.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne