Armë, prodhim amerikan dhe izraelit, konfiskohen në Siri

Forcat e ushtrisë siriane kanë konfiskuar armë, pajisje si dhe prodhime ushqimore me origjinë nga Amerika dhe Izraeli të terroristëve radikal, gjatë operacioneve hetimore në vendqëndrimet izraelite, operacione të cilat po vazhdojnë me qëllim për të përforcuar sigurinë e banorëve të qyteteve dhe fshatrave të shpëtuara nga terroristët radikal në qytetin Kuneitra.

Sipas agjenisë së lajmeve IRNA, korrespodenti i qytetit Kuneitra për agjencinë e lajmeve SANA, vuri në dukje se në mesin e llojeve të ndryshme të armëve të konfiskuara, ata kanë gjetur edhe armë snajper me origjinë nga Izraeli si dhe raketa anti tank. Korrespondenti vuri në dukje se në këto vendqëndrime janë gjetur produkte ushqimore të ndryshme izraelite, gjë që dëshmon lidhjet në mes të Izraelit dhe organizatave radikale terroriste.

Korrestpodenti gjithshtu vuri në dukje se në këto vendqëndrime terroriste janë gjetur edhe pajisje që i përkasin formacionit të njohur me emrin ‘Helmetat e Bardha’ dhe të cilët pretendojnë të jenë organizatë njerëzore dhe kjo gjë që shihet si një provë e re e cila dëshmon lidhjen në mes të këtij formacioni dhe organizatës radikale terroriste Fronti Nusra.

Korrespondenti theksoi se përmes informacioneve të ofruara nga popullata rajonale, është zbuluar se terroristët e Frontit Nusra, para se të dëboheshin nga këto rajone, kanë groposur sasi të mëdha armësh dhe municionesh në shumë qytete dhe fshatra.

Në ndërkohë, u raportua se si pasojë e sulmeve të përsëritura raketore ndaj vendbanimeve të civilëve nga ana e terroristëve të cilët i’u shërbejnë fuqive të huaja të mëdha në Aleppo, janë lënduar dy civil dhe janë shkaktuar dëme serioze në pronat private dhe publike. Në sulmet e ngjashme raketore të terroristëve në fjalë, sulme të cilat synonin civilët e pafajshëm në qytetin e Aleppo-s, u vranë 5 vetë dhe 12 të tjerë u plagosën.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne