Shqiperia

Armë zjarri dhe 200 kg të tjera kanabis në Mat

Pranë tunelit në fshatin Rreth-Bazë të Matit ku u gjetën 200 kg kanabis sativa, pas disa kërkimeve u gjetën në një kontenier edhe 150 deri në 200 kg të tjera lëndë narkotike dhe mbetje të lëndës narkotike.

Gjithashtu në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov.

Pritet të dali pesha e saktë e lëndës narkotike që u gjet më parë në tunel dhe asaj të gjetur në kontenier. Policia është vënë në kërkim të autorëve. /LAPSI.AL/

\

OPINIONE

INTERVISTA