Armenia e shqetësuar nga një ndërhyrje e mundshme e Turqisë në konfliktin me Azerbajxhanin

Ministri i Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan, tha se janë të shqetësuar për një ndërhyrje të mundshme të Turqisë në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në një intervistë për kanalin France 24, Mnatsakanyan u pyet nëse ndihen të shqetësuar për një ndërhyrje të mundshme direkte të Turqisë në konflikt.

“Të flas haptazi, ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj. Sigurisht, nuk mund ta presim këtë në mënyrë indiferente. Natyrisht që kjo është çështje shqetësuese”, tha kryediplomati armen.

Duke pretenduar se Armenia insiston në marrjen e masave për të zvogëluar rreziqet e konfliktit dhe për të hetuar shkeljet e armëpushimit, Mnatsakanyan pohoi se Azerbajxhani nuk është këmbëngulës në të njëjtën masë.

Ai po ashtu pohoi se po përpiqen të sigurojnë një bazë të mirë për të mbështetur procesin e paqes midis dy vendeve.

Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerie drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pas pësimit të humbjeve si rezultat i kundërpërgjigjes nga ushtria azerbajxhanase.

Nga ushtria e Azerbjaxhanit jetën humbën katër ushtarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, në përleshjet që vazhduan në ditët në vijim, jetën humbën tetë ushtarë azerbajxhanas.

Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin Nagorno-Karabakh, që është një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezuluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme, si dhe vendimet e shumë organizatave ndërkombëtare, i referohen aktit si pushtim i paligjshëm dhe kërkojnë tërheqjen e forcave armene nga Karabaku dhe shtatë rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne