Armenia vazhdon shkeljet e armëpushimit, vijojnë sulmet ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan

Duke shkelur armëpushimin, Armenia i ka vazhduar sulmet e saj ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit larg rajoneve ku po zhvillohen operacionet ushtarake, tha Ministria azerbajxhanase e Mbrojtjes.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se ushtria armene hapi zjarr me artileri dhe raketa ndaj qyteteve Ganja dhe Mingecevir dhe fshatrave pranë qyteteve Goranboy, Terter, Agdam, Agcabedi, Fuzuli dhe Jabrayil.

Shumë civilë kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e sulmeve, kurse infrastruktura civile ka pësuar dëme.

Ministria tha se Armenia është tërësisht përgjegjëse për tensionimin e situatës.

Ndryshe, Armenia sot sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 34 të plagosur, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i përkohshëm që hyri në fuqi dje.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Më herët, Kryeprokuroria e Azerbajxhanit tha se që nga 27 shtatori, kur filluan përleshjet e fundit, të paktën 41 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të Armenisë me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne