Arrestimet nga policia/ AMT-Avokatit të Popullit: Qytetarëve në qeli po u mohohet kontakti me avokatin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bëri thirrje Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të dërgojë urgjent komisionerët në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë, ku 14 qytetarë të shoqëruar gjatë protestës së sotme janë mbyllur në një qeli.

Policia u ka marrë maskat. Nuk lejohet kontakti me avokatin. Nuk u jepet ndihma mjekësore”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një njoftim të saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Thirrje publike Avokatit të Popullit Erinda Ballanca:

Dërgo urgjent komisionerët në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë! 14 qytetarë janë mbyllur në një qeli. Policia u ka marrë maskat. Nuk lejohet kontakti me avokatin. Nuk u jepet ndihma mjekësore!

#Shpërndaje!

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne