Arrestimi i Haririt në Arabinë Saudite me urdhër të Izraelit?

Dorëheqja e kryeministrit libanez Saad Hariri është një komplot i planifikuar nga Arabia Saudite, sepse regjimi i Riadit po përpiqet të “kompensojë humbjet e tij” në luftërat e deleguara në Siri dhe Irak.

Sauditët po përpiqen të mbjellin grindje sektare brenda Libanit, po përpiqen të tensionojnë situatën shumë të brishtë të Libanit. Ata po përpiqen të imponojnë politikat e tyre ndaj popullit libanez dhe po përpiqen t’u thonë libanezëve, ‘ju duhet të gjunjëzoheni. Regjimi Al Saud gjithashtu po përpiqet të imponojë politikat saudite dhe izraelite kundër Libanit dhe lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah. Presidenti libanez Michel Aoun ka bërë thirrje për unitet kombëtar pasi vendi po vuan nga pasojat e dorëheqjes së papritur të Haririt. Regjimi izraelit ka bërë presion mbi Arabinë Saudite që të rrëmbejë kryeministrin libanez Saad Hariri në mënyrë që të tërheqë Hezbollahun dhe Iranin në një luftë të re, thotë një analist politik ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme. “Duket sikur Izraeli tani është i dëshpëruar për të krijuar një pretekst për luftë me Iranin”, tha E. Michael Jones për kanalin Press TV. Ai shtoi se Tel Avivi mendon se rrëmbimi i Haririt “do të shërbejë si pretekst për luftën me anë të së cilës Izraeli synon ta shkatërrojë Hezbollahun në Liban”. Sauditët kanë qenë gjithmonë “partnerë më të vegjël” në disa operacione izraelito-amerikane në Lindjen e Mesme, vuri në dukje redaktori i revistës online “Culture Wars”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze Hezbollah, deklaroi se autoritetet saudite kanë shpallur haptazi një luftë në Liban duke mbajtur peng kryeministrin Saad Hariri dhe duke e detyruar atë të dorëhiqej nga posti i tij. “Hariri është një i burgosur në Arabinë Saudite dhe nuk mund të kthehet në vendin e tij. Arabia Saudite po kërkon t’i imponojë vullnetin e saj qeverisë libaneze. Regjimi i Riadit po përpiqet të mbjellë farën e mosmarrëveshjeve midis fraksioneve të ndryshme politike libaneze dhe t’i nxitë ata kundër njëri-tjetrit “, tha udhëheqësi i Hezbollahut. Nasrallah vazhdoi duke thënë se Arabia Saudite i ka apeluar edhe regjimit izraelit për të nisur një sulm ushtarak kundër Libanit në emër të luftimit të Hezbollahut dhe është gati të shpenzojë miliarda dollarë për të arritur këtë objektiv.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim serioz për përhapjen e tensioneve midis Arabisë Saudite dhe Libanit, duke paralajmëruar “pasoja shkatërruese” në qoftë se një luftë shpërthen midis dy vendeve. “Ne jemi me të vërtetë shumë të shqetësuar dhe shpresojmë se nuk do të shohim një përshkallëzim të tensioneve”, tha shefi i OKB-së për gazetarët në Nju Jork. “Është thelbësore që asnjë konflikt të mos shpërthejë në rajon, sepse mund të ketë pasoja shkatërruese”. Komentet e tij vijnë mes tensioneve në rritje midis regjimit të Riadit dhe qeverisë libaneze gjatë ditëve të fundit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne