Arrestohen 16 zyrtarë të ministrisë shqiptare, ja çfarë i fundosi

Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës së bashku në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe Departamentin për Krime të Rënda kanë realizuar këtë aksion të gjerë me shumë arrestime, shkruan lajmi.net.

Ndër të arrestuarit, 16 prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle)”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.

N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.

L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.

E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.

L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.

A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.

A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.

A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.

N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.

A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.

Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.

D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.

B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.

A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.

L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.

H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.

A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.

P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne