Arrestohen 60 snajperë francezë në Siri

Faqja ruse e internetit, Mail.ru njoftoi se forcat siriane kanë arrestuar 60 ushtarë francezë në një pikë kontrolli në verilindje të Sirisë.

Në këtë raport thuhet se një karvan që përbëhej nga 20 vetura Toyota, “Land Cruisers-200” po transportonte 60 ushtarë francezë nga Iraku në provincën Hasakeh në Siri. Ngjarja ka ndodhur më 1 maj dhe konvoji ushtarak francez që hyri në Siri, arriti gabimisht në pikën e kontrollit të ushtrisë siriane. Kur forcat e ushtrisë siriane kontrolluan automjete, gjetën pushkë snajper, armë, detektorë termikë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Komandanti i grupit francez, kur u pyet, tha se kishte ardhur në Siri për të mbështetur “Forcat Demokratike Siriane” të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it. Kjo është hera e parë që konfirmohet prania e trupave franceze në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne