Arrestohen 9 aktivistët e “Republikës së Çamërisë”, Policia: Shoqatë antikushtetuese

Policia e Sarandës ndalon 9 shtetas, aktiviste te te ashtuquajtures “Republika e Çamerise”.

Mësohet se 9 personat do procedohen penalisht ne gjendje te lire per veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shperndarja e shkrimeve antikushtetuese”. Nder 9 shtetasit eshte ndaluar edhe kosovari Ilir Berisha, 49 vjec. Ai rezulton person i shpallur ne kerkim per vepren penale “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”.


Ilir Berisha eshte ndaluar tek vendi i quajtur “Axhensia” ne Sarande ku ndodhej ne nje zyre te kesaj organizate. Policia ka zbuluar se tek kjo zyre vidhej energjia elektrike dhe per kete eshte proceduar penalisht per vepren penale vjedhje te energjise elektrike.

Disa prej te ndaluarve jane kapur ne nje automjet, nderkohe qe pjesa me e madhe e tyre jane ndaluar pa vajtur ne fshatin Verve te Sarandes, ne kufi me Greqine, ku do te zhvillonin nje manifestim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne