Arrestohen disa palestinezë

Arrestimi i palestinezëve në territoret e pushtuara vazhdon dhe militantët sionistë arrestuan të paktën 10 civilë palestinezë në një sulm të kryer sot në mëngjes (e diele) duke sulmuar zona të ndryshme të Bregun Perëndimor.

Sipas Qendrës informative palestineze, palestinezët janë arrestuar në Nablus, Al Khalil, Betlehem dhe Jerikos, nën pretekstin e fushatës dhe rezistencës. Regjimi sionist vazhdimisht sulmon rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe të Kodsit, me qëllim të shtypjes së Intifadës së Kodsit. Regjimi sionist ka ndaluar rreth 7,000 palestinezë në 22 burgje. Një lajm tjetër nga territoret e okupuara është se regjimi sionist ka shyrë afatin e arrestimit të përkohshëm të Mahmud Hamdi Mahmud, udhëheqës i lëvizjes së Rezistencës Islame Palestineze (Hamas). Mahmud Hamdi Mahmud është arrestuar për të katërtën herë radhazi në tre muajt e fundit. Forcat okupuese deri më tani kanë arrestuar Hamdi Mahmudin 11 herë, i cili së fundi është kapur më 20 korrik 2016. Ai ka kaluar më shumë se 21 vjet në burgjet izraelite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne