Arrestohen disa spiunë amerikanë në Turqi

Njëkohësisht me tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, Turqia ka arrestuar disa spiunë amerikanë.

Prokuroria e Stambollit nxori urdhër për arrestimin e Henry Barkei agjent i fshehtë i CIA-s amerikane. Urdhri për arrestimin e agjentit Barkei është lëshuar nga Hasan Jilmaz prokuror i krimeve në Stamboll. Ky agjent amerikan akuzohet për spiunazh gjatë grushtit të shtetit të vitit 2016 dhe për lidhje në dosjet e korrupsionit të ministrave dhe personave të afërt me Rexhep Taip Erdogan. Prokuroria turke ka dhënë urdhër për arrestimin e 254 zyrtarëve të shtetit për shkak të lidhjeve me klerikun Fehtullah Gulen. Ata akuzohen se qëndrojnë pas tentimit të grushtshtetit bëjnë të ditur mediat turke.Vitin e kaluar në Turqi ka pasur tentim për grushtshtet ndërsa për këtë është akuzuar Fehtullah Gulen i cili jeton në SHBA.

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 50 persona, si pjesë e një hetimi për bursën e Stambollit. Agjencia e lajmeve, Anadollu, ka raportuar se 57 persona janë arrestuar në 6 provinca të ndryshme, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen. Më herët, gazeta Haberturk ka raportuar se të arrestuarit ishin ish-punonjës të bursës së Stambollit, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar. Ankaraja akuzon Gulenin se ka planifikuar grusht-shtetin dhe po kërkon që Shtetet e Bashkuara ta ekstradojnë në Turqi. Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe më shumë se 140,000 shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë larguar nga puna pas grusht-shtetit të dështuar. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga presidenti Trump, ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen. Në mars të këtij viti, kujtojmë se autoritetet turke kanë arrestuar në tre ditë 740 persona, të dyshuar se kanë lidhje me lëvizjen e Fethullah Gulen. Siç raporton Reuters, autoritetet turke kanë kryer 36 bastisje gjatë tre ditëve, ku kanë konfiskuar pajisje të ndryshme, dokumentacion dhe dhjetëra arme.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi më herët për veprimtari spiunazhi, punonjësin e arrestuar të konsullatës amerikane në Turqi. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi në Beograd pas takimit me presidentin e Serbisë. Metin Topuz, shtetas turk, punonjës në konsullatën amerikane në Turqi, u arrestua javën e kaluar. Ai akuzohet për komunikim të rregullt me anëtarë të një rrjeti që Ankaraja e ka cilësuar si terrorist dhe që e mban përgjegjës për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar kundër Presidentit Erdogan. Turqia ka thënë se do të marrë në pyetje edhe një punonjës tjetër të konsullatës amerikane. Arrestimi i Topuzit u pasua nga mosmarrëveshje diplomatike mes të dy vendeve. Ambasada amerikane në Ankara njoftoi se ka ndaluar përkohësisht dhënien e vizave për jo imigrantët, një vendim që shkaktoi reagime në Turqi. Disa orë më vonë, Turqia tha se edhe ajo do të ndalonte shërbimin e vizave për në Shtetet e Bashkuara, duke përdorur gjuhë dhe arsye të njëjta si ato të shprehura në deklaratën amerikane. Kryeministri turk Yildrim tha se Uashingtoni është duke marrë veprime emocionale ndaj një vendi aleat si Turqia, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje duhet zgjidhur sa më shpejt./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne