Arrestohen dy turq në Portin e Durrësit, policia iu zbulon dokumentet false bullgare e greke

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas turq, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë shtetasit I. Y., 44 vjeç, dhe A. S., 67 vjeç. Sipas policisë, turqit janë shfaqur në Portin e Durrësit, ditën e djeshme, me dokumente bullgare dhe greke, që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Gjithashtu ndalohet 1 shtetas në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne