Arrestohen në Amerikë tre demokratë kuksianë

Pasi demokratët e dorëzuan pa cak e pa bam Bashkinë e Kukësit në duart e një personi të specializuar për ruajtje bankash e furgonësh të blinduar (Rasti i Union Bank), ka filluar eksodi i demokratëve kuksianë drejt perëndimit. Në eksod janë përfshirë kryetarë, sekretarë seksionesh e grup seksionesh, deri dje kryetarë njësish administrative (psh. Ujmisht).

Policia kufitare amerikane pas një spiunlliku të saktë të ardhur nga Shqipëria (sic më informoi një koleg amerikan) i arrestoi tre demokratët kuksianë në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Porto Rikos “Louis Munoz Marin”. U arrestuan: Xhevdet Peposhi 27 vjec, Faslli Peposhi 35 vjec dhe Zeqir Halilaj 36 vjec. Të tre të arrestuarit sapo kishin prerë biletat për tu imbarkuar në një avion me destinacion Aeroportin Kenedi në Nju Jork.
Policët amerikanë pasi kontrolluan me kujdes pasaportat italiane dhe hungareze të tre shqiptarëve, konstatuan se pasaportat ishin të falsifikuara. Të arrestuarit, nëse provohet se janë fajtorë për falsifikim pasaportash, mund të dënohen nga me gjobë deri në 10 vjet burg. Gjykatësi Bruce McGiverin zhvilloi seancën paraprake të gjykimit në 17 shtator 2019. Seanca tjetër u shty për në tetor./GJERGJI THANASI/ GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne