Arrestohen në Londër tre persona për sulm racist ndaj një adoleshenti iranian

Policia metropolitane e Londrës bëri të ditur për arrestimin e tre personave të tjerë të dyshuar për sulmin racist kundër një 17 vjeçari iranian në jug të Londrës.

Siç bënë të ditur agjencia e lajmeve IRNA, Scotland Yard deklaroi se gjatë mbrëmjes të së dielës ka arrestuar tre persona dy burra të moshës 23 dhe 26 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin racist kundër të riut iranian. Arrestimet janë bërë në jug të Londrës dhe deri tani policia ka arrestuar gjithsej gjashtë persona që dyshohen për sulmin racist kundër të riut iranian. Ndërkohë mijëra banorë të Londrës kanë protestuar gjatë ditës së diele kundër këtij sulmi duke kërkuar dhënien fund të politikave raciste dhe islamofobe në Angli./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne