Arrestohen të dy drejtuesit e automjeteve pas aksidentit me dy viktima

Pas aksidentit të rëndë me dy viktima që ndodhi pasditen e së enjtes në Tiranë, policia ka njoftuar arrestimin e Edmond Muratit, 36 vjeç, dhe Etjon Lazrit, 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë rreth orës 15.00 në rrugën “Xhanfize Keko” Edmond Murati ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhëtuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus”.

Ai është përplasur me automjetin tip Volkswagen me ngjyrë gri me targa AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi Etjon Lazri ku si pasojë e përplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët Erion Balla, 36 vjeç nga Rresheni, Mirdite dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe banuese ne Tirane që kanë humbur jetën në vend. “Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Video Player

00:00

 

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne