Shqiperia

Arrestohet 18-vjeçari nga Korça, vodhi 3 herë rresht të njëjtën banesë

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tre grabitje banesash. Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë u prangos një ditë më parë kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, nga ku ka marrë një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.

Ndërsa në dy grabitjet e mëparshme në po të njëjtën banesë në datën 05.11.2017, ka vjedhur 50 euro dhe 6000 lek të reja si edhe më datë 25.11.2017, ka grabitur 350 Euro.