Arrestohet ish-këshilltari i fushatës së Donald Trump

Ish-këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar në Florida, bëhet e ditur sot nga zyra e këshilltarit special.

Stone do paraqitet në gjykatë më vonë në qytetin e Fort Lauderdale.

Aktakuza përfshin një akuzë për pengimin e procedimit të një zyrtari, pesë akuza për deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Prokurori i posaçëm Robert Mueller po heton marrëveshjen e dyshuar midis Rusisë dhe Trump gjatë fushatës elektorale.

Ai u arrestua pas një padie të ngritur nga një juri federale më 24 janar në Uashington.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne