Arrestohet legjenda Maradona, i detyrohet mbi 5 milionë euro ish-partneres

egjenda e gjallë e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona, u arrestuar të mërkurën në kryeqytetin e vendit pas një padie të ish-partneres së tij për kompensim financiar.

Ai u ndalua nga policia argjentinase në aeroportin e Buenos-Ajresit, pas kthimit nga Meksika, për shkak të një padie që ish-partnerja e tij, Rocio Oliva, ka ngritur ndaj tij për shkak të një borxhi me vlerë mbi 5 milionë euro që Maradona i detyrohet asaj.

Maradona dhe Oliva bashkëjetonin prej 6 vitesh, por lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.

Legjenda e futbollit do të paraqitet në gjykatë më datë 13 qershor dhe do të përfaqësohet nga avokati, Matias Morlo./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne