Arrihet marrëveshja PS-LSI për koalicionin dhe presidentin

Mbrëmjen e kaluar kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në një nga restorantet e kryeqytetit, të shoqëruar nga Erion Veliaj dhe Petrit Vasili.

Nga informacionet e para të këtij takimi mësohe se Rama dhe Meta përtej mosmarrëveshjeve mediatike kanë arritur edhe marrëveshjen për zgjatjen e koalicionit qeverisës, si dhe kanë arritur edhe marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të ri që pritet të jetë nga rradhët e LSI-së.

Sipas informacioneve të mediave pranë qeverisë mësohet se Ilir Meta do të jetë ministër i Brendshëm nëse koalicioni PS-LSI fiton zgjedhjet e qershorit, dhe Petrit Vasili mund të zërë postin e presidentit të republikës.

Gjithsesi ende nuk ka një njoftim zyrtar nga të dy kampet politike mbi këto marrëveshje.

Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne