Bota

Arrin në 148 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan

Ka arritur në 148 numri i personave të vdekur në Pakistan pasi një kamion cisternë u përmbys në një autostradë, në jugperëndim të qytetit Multan.

Personat ishin duke u munduar të merrnin karburantet nga rrjedhjet e kamionit. Policia u mundua që të lokalizojë vendin pas incidentit kur u përmbys kamioni,mirëpo banorët afër zonës u munduan të merrrnin karburantet para se të ndodhte shpërthimi, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal. Ish punonjësi qeveritar, Khalil Ahmed, që ka qenë dëshimar i rastit ka thënë se kanë qenë rreth 500 persona kur ka nisur zjarri./ PT

OPINIONE