Arsenali bërthamor, Rusia modernizon bunkerët

Rusia mund të ketë modernizuar në mënyrë domethënëse një bunker armësh bërthamore në Kaliningrad, një enklavë e ndjeshme në territorin rus e gjendur mes Polonisë dhe vendeve Baltike, ndërkohë që tensionet mes Moskës dhe perëndimit, vazhdojnë të rriten.

Të hënën, federata e shkencëtarëve amerikanë publikoi foto nga ajri që tregojnë bunkerin në Baltik, nën rinovim që prej 2016. Federata tha se imazhet tregojnë punimet në zonë që nga 2016, dhe një nga tre bunkerët e nëndheshëm është zgjeruar dhe më pas mbyllur sërish, për t’ju kthyer statusit operacional së shpejti.

Kaliningradi është një xhep i izoluar i Rusisë në brigjet Baltike ku do të luhen edhe disa nga ndeshjet e botërorit. Kremlini nuk ka bërë ende komente mbi raportet për modernizimin e bunkerëve, por më herët ka mbrojtur të drejtën e tij për të dislokuar armë atje. Rusia ka pretenduar se armët e saj bërthamore janë mbajtur në magazina qendrore, në qendër të Rusisë. Por Kaliningradi mund të shërbejë sipas shkencëtarëve amerikanë, si një magazinë nga ku mund të shpërndahen armët në rast krize.

Në shkurt Kremlini dislokoi raketa të reja Iskander në Kaliningrad. Një muaj më vonë, presidenti rus, Vladimir Putin zbuloi një raketë të re, të pathyeshme, që sipas tij do të bënte çdo mbrojtje të Natos të padobishme. Në një fjalim të përvitshëm në Dumën ruse, ai tha se arsenali i ri i Moskës është zhvilluar si kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve të Uashingtonit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne