“Arsyeja e pranisë së Turqisë në Siri nuk është nafta, por njeriu”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se arsyeja e pranisë së Turqisë në Siri nuk është nafta, por njeriu.

Erdogan foli në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare të Ombudsmanit që u mbajt në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit.

Kreu i shtetit turk tha se Turqia krahas ballafaqimit për shumë vite me shumë kërcënime si sulmet e organizatave terroriste dhe kurthet ekonomike, arriti të qëndrojë në këmbë dhe të shtoj vazhdimisht fuqinë e saj.

Duke vënë në dukje se Turqia është vendi, i cili më së shumti mbështet vendet më pak të zhvilluara apo refugjatët, Presidenti Erdogan tha: “Disa janë dhënë pas ndarjes së naftës dhe këtë çështje na e propozuan edhe neve. Problemi ynë nuk është nafta, por njeriu”.

Erdogan gjithashtu tha se refugjatët sirianë kurrë nuk do t’i dorëzohen bombave.

“Ata që sot në mënyrë të dëshpëruar luajnë teatrin e lirisë dhe prosperitetit pas mureve që ndërtuan nesër pasi të thyhen pallatet e tyre prej qelqi do të kuptojnë shumë mirë se çfarë po ndiejnë njerëzit e tjerë”, deklaroi Presidenti Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne