Arsyet e krijimit të islamofobisë nga elita franceze dhe rreziqet e përfshirjes së Evropës në luftë rajonale

Nga Ylli Përmeti

Natyrisht, njerëzit e zakonshëm nuk duan luftë; as Rusia as Anglia as Amerika, as edhe Gjermania. Kjo kuptohet. Por, në fund të fundit, janë udhëheqësit e vendit të cilët përcaktojnë politikën dhe është gjithnjë një çështje e thjeshtë për të zvarritur njerëzit në luftë, qoftë edhe nëse është demokraci apo diktaturë fashiste apo një Parlament apo diktaturë Komuniste…njerëzit mund të çohen gjithnjë në urdhërat e udhëheqësit. Kjo është e thjeshtë. Mjafton t’u thuash se ata po sulmohen ndërkohë që denoncon pacifistët për mungesë patriotizmi dhe ekspozon vendin në rrezik. Kjo taktikë vepron njëlloj në çdo vend.  

Herman Göring, Politikan dhe ushtarak gjerman dhe udhëheqës i partisë Naziste.

Roli i Francës në rendin botëror të globalizmit neoliberal: shkaku kryesor i terrorizmit

Sulmi i përgjakshëm në Francë ndaj revistës javore “Charlie Hebdo” në janar të vitit 2015 për shkak se ajo paraqeste Muhametin në karikatura; sulmi në Bruksel të Belgjikës, pas sulmit në Paris; dhe prerja e kokës së një mësuesi në tetor të vitit 2020, për shkak se ai paraqiti karikatura satirike të profetit në një klasë shkollore të nivelit të dytë gjatë një bisede mbi lirinë e shprehjes, duhet të kuptohet së pari në raport me rolin e Francës në rendin e ri botëror të globalizmit neoliberal: sepse ajo është pjesë e G7-tës dhe e politikës së jashtme të saj. Kjo e fundit, e sfiduar gjatë presidencës së Trampit, synon ruajtjen dhe riprodhimin e kuadrit post-modern institucional të globalizmit neoliberal përmes të cilit përparojnë kryesisht interesat e G7-tës, i cili mundëson përqendrimin e pushtetit politik, ekonomik, ushtarak dhe kulturor në pak duar dhe në nivel mbikombëtar dhe krijimin e një qeverie botërore jozyrtare të cilën e ka përshkruar mjaft qartë ish-presidenti i Izraelit dhe krye-sionisti, Peres, në një ligjëratë të tij.  Siç citon një analist:

Ektremistët janë mbrothur në Molenbek falë sistemit të shumëshqendërzuar […] të Belgjikës të qeverisjes; administrimit të saj të shumëfishtë, shtresave dyzuese të administrimit; dhe traditave të saj të lirive qytetare dhe të një shteti jofuracak. Shërbimet e sigurisë së qeverisë federale janë me mungesa financiare dhe personeli, dhe vetëm qyteti i Brukselit ka gjashtë departamente policore, asnjëri nuk është i njohur për eksprertizën e tij në çështje anti-terroriste. Islami arriti në Belgjikë thuajse si një mendje tjetër, dhe pjesërisht falë një marrëveshje e vulosur në vitin 1967-të mes Mbretit Baudouin të Belgjikës dhe Mbretit të Arabisë Saudite, Faisal. Në këmbim për konçesione nafte të leverdisshëm, qeveria e Belgjikës lejoi Sauditët të shtinin në dorë një pavijon në parkun Cinquatenaire, përbri qarkut të BE-së së Brukselit. Sauditët e konvertun atë në Xhami të Madhe dhe qendrën e kulturës së tyre. Ajo është një shenjë investimi që gjendet edhe në vende të tjerë ku Sauditët kanë shkapërderdhur miliona në xhami të reja, medrese dhe qendra fetare…imperializmi Belg në fund të shekullit 19-të ishte relativisht i shkurtër, kryesisht i palavdishëm dhe plotësisht i mbyllur në Afrikën sub-Sahariane. Pasi Franca u tërhoq nga sundimi i saj kolonial të Afrikës Veriore në vitet 1950-të-1960-të mes një stuhie dhune, ajo infektoi Belgjikën me trashëgiminë e saj të hidhur ndërsa mijëra Muslimanë të Afrikës Veriore dhe pasardhësit e tyre lanë zonat industriale të Francës të fundosen në kërkim të punës në qytetet e Belgjikës. Për një kohë të gjatë, autoritetet belge adoptuan një qase laisser faire kundrejt emigrantëve të rinj dhe botëkuptimit të tyre fetar. Integrimi në jetën belge përmes gjuhës, sistemi edukativ dhe punësimi nuk u trajtuan me përparësi, qoftë edhe pas luftës civile në Alegjeri të vitit 1990-të, nxiti rritjen e ndjesisë Islamiste radikale.

Por mbi këto të vërteta qendrojnë disa të tjera: orientimi i Belgjikës për t’u integruar në tregun e përbashkët të BE-së, braktisja graduale e politikave të konsesusit social-demokrat dhe çlirimi dhe hapja e tregjeve, që krijoi kushtet për rritjen e terrorizmit njëherësh brenda vendit dhe jashtë tij. Nuk është e rastit që muslimanët e Brukselit (rreth 25% e popullatës) i shikojnë militantët e ISIS-it si “heronj”! Duke kuptuar kushtet e krijuar rreth dy dekada më parë (2003) ish-komandanti i Komandës Qendore të SHBA-së (CENTCOM), Gjeneral Tommy Franks, parashikoi me përpikmëri cinike një skenar i cili do të rezultonte në shfuqizimin e lirive civile dhe instalimin e një shteti de facto totalitar si pasojë e…gjarjeve të mëdha terroriste duke prodhuar viktima diku në botën Perëdimore…[të cilat, me radhë] do të shkaktojë ndryshimin e Kushtetutave dhe militarizimin e vendeve me qëllim shmangien e përsëritjes së ngjarjeve të tjera masive me viktima.

Ngjarja në Paris, rrjedhimisht, duhet të lidhet njëherësh me përfshirjen e Francës në Lindjen e Mesme dhe rreth botës (Mali etj.) dhe rolin e saj në të dhe mekanizmat e administrimit të rendit në fjalë.  Franca, njëlloj si Britania, po përfiton nga lufta e përhershme e elitës mbikombëtare  ndërsa në nivel kombëtar ka krijuar kushtet sociale ku krijohen “terroristë”: në njërën anë përdor lirinë e shprehjes në shkolla ku satirizohet profeti i një feje të madhe e cila është pjesë e shoqërisë franceze prej dekadash dhe në anën tjetër krijon dinamikën e shkak-pasojës mes sistemit arsimor dhe besimtarëve përkatës. Për vrasjen e mësuesit, për shembull, policia e quajti atë një akt i terrorist Islamik ndërsa Makroni pjesë të ekstremizmit Islamik dhe organet hetuese e lidhën me ngjarjen e revistës satirike për vrasësit e punonjësve të së cilës është në proces një gjyq me 14 njerëz të përfshirë në sulmin përkatës. Ata akuzohen se kanë ndihmuar dy “ekstremistë”. Partitë opozitare gjithashtu i quajnë “Islamistë” duke nënkuptuar fanatizmin dhe fondamentalizmin e tyre. Si pasojë, Makroni njoftoi hartimin e një ligji për të ri-imponuar shekullarizmin republikan francez në distrikte të banuara me emigrantë arabë dhe afrikanë muslimanë. Në fakt, autori i vrasjes ishte nxitur nga një prind fëmija e të cilit ishte në klasën ku mësuesi aftësonte fëmijët me karikatura për kritika. Madje prindi përkatës kishte postuar numrin e telefonit të tij në Facebook me një video përmes së cilës ai kërkonte pushimin e mësuesit. Shekullarizmi shtetërore —ose laïcité— është identitet qendror kombëtar i Francës. Kufizimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, thotë shteti, minon unitetin e vendit. Nga kjo qasje buron dhe natyra e kritikës përkatëse.

Nga viti 2015-të deri në vitin 2017-të në Francë u vranë 239 qytetarë nga ekstremistët e ashtuquajtur “muslimanë”. Më shumë se 4,300 sulme, 439 arrestime në banesë dhe 16 mbyllje xhamishë janë ekzekutuar përgjatë gjendjes së jashtëzkonshme, duke prodhuar 20 ndjekje penale dhe 69 në arrest shtëpiak.  Nga gjithë vendet europane që janë sulmuar —Britania, Belgjika, Spanja, Gjermania— vetëm Franca ka imponuar gjendjen e jashtëzakonshme. Masat policore u kthyen në “ligje të përhershëm” me Makronin.

Sulmet “terroriste” në Perëndim, rrjedhimisht, shkaktohen së pari nga elitat kapitaliste, për shkak të krijimit të kushteve sociale dhe sajimit të terrorizmit të organizuar njëherësh në Lindjen e Mesme dhe Perëndim, dje me Al-qaeda-ën sot me ISIS-in; nga individë të parafabrikuar nga shërbimet inteligjente; dhe të krijimit të bindjes mes popujve në Lindjen e mesme se është…Perëndimi ai që shkakton shkatërrimin e popujve atje. Më konkretisht, sulmet mund të shkaktohen ose nga “terroristë” të krijuar në shoqërinë franceze nga vetë elita politike; ose nga terroristë të trajinuar dhe sajuar nga shërbimet inteligjente perëndimore për të rritur shkallën e frikës mes popujsh në Perëndim; ose nga “terroristë” që janë krijuar si pasojë e vuajtjeve të pupujve në Lindjen e Mesme; ose si në rastin e revistës dhe mësuesit, si pasojë e ligjit në fuqi dhe veprimeve mediatike dhe të sistemit arsimor në Francë. Të katërta këto mundësi mund të reduktohen në një shkak kryesor: në politikën e jashtme të “G7-tës”.

Skenari i fundit bëhet veçanërisht i mundshëm nëse konsiderojmë një raport të sigurisë Europiane, se Franca pësoi një sulm masiv kibernetik në sistemet e saj 48 orë para dhe përgjatë sulmit në Paris.  Mes të tjerash, sulmi rrëzoi informacionin e telefonisë celulare dhe verboi mbikqyrjen policore. Sulmi nuk ishte një sulm DDoS (Distributed Denial of Service) por një sulm i stërholluar që sunonte dobësimin e pajisjes fizike të infrastrukturës. Ky sulm qendron përtej aftësisë së shumicës së organizatave dhe kërkon aftësi që nuk mund të jetë në arsenalin e ISIS-it. Një sulm i kësaj shkalle sugjeron përfshirje shtetërore.

Sidoqoftë, policia franceze kishte, siç citon “N. J. Times”,  “The Guardian”,  dhe “Financial Times”,  informacion të mjaftueshëm për autorët e krimit por ajo dështoi për të vepruar sipas informacionit që kishte! Se cilët janë shkaqet e mosveprimit të policisë mbetet për t’u hetuar pavarësisht se zyrtarët argumentojnë se terroristët përdorën “komunikim të fshehtë” dhe mund të “spekulohet” se policia nuk veproi sepse u ndalua nga autoritetet policore. Me gjithë atë tmerr — nuk do të ishte e çuditshme që masat e adoptuara —ndërhyrje e lirë policore dhe cënim i plotë i jetës private— t’i miratojë një përqindje e madhe e popullit francez: rreth 84%!  Në kohën kur të paktën 1,500 francezë dhe më shumë se 500 belgë kanë shkuar për të luftuar për Isis-in, dhe kur papunësia, bashkë me diskriminimin racial, dhe veçanërisht mes të rinjëve, është në rritje, dhe kur Europa si e tërë dhe veçanërisht Belgjika, zemra e institucioneve europiane, është mbushur, duke filluar me rënien e bllokut socialist në Lindje, me armë dhe celula.  Nuk është çuditshme që të rinjtë e papunë, të diskriminuar nga shoqëria klasore perëndimore dhe të zhytur në besime fetare, pa dijen e nevojshme lidhur me origjinën e organizatave ‘terroriste’ dhe rolin e tyre, të mashtrohen me premtime ose për një punë të mirë në shtetin e ri të ISIS-it ose një jetë të mirë në parajsë ose të dyja bashkë dhe të kthehen në bomba me sahat. Protagonistët e terrorizmit, rrjedhimisht, të tipit “Abaaoud”, siç na u paraqit pas sulmit të dytë në Paris 27 vjeçari, janë, siç citon Financial Times, “mjeshtra kukëlla sesa tru-mjeshtra”.

Gjykuar nga objektivi i elitës franceze në Lindjen e Mesme dhe nga kundër-përgjigjja e Hollande-it për luftë të mëtejshme kundër “terrorizmit” rreth botës dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, dhe nga kundërpërgjigjja e Makronit, e cila nuk ndryshon nga Hollande-i, në zgjedhjet e ardhshme në Francë do të shtohet edhe më shumë pushteti social i “Frontit Kombëtar” — të cilët,  ndryshe nga fashistët e fillim-shekullit të kaluar — mbrohen nga globalizmi neoliberal dhe nuk kërkojnë të pushtojnë vende të tjerë. Ngritja e ekstremit të djathtë në Francë bëhet e pashmangshme meqënse e “Majta” është globalizuar dhe lufton vetëm kundër politikave të kursimit!

Zizeku, për shembull, nga i cili frymëzohet e “majta” globaliste (Syriza etj.), përveç politikave të kursimit — shton edhe një objektiv tjetër: transformimin radikal të kapitalizmit global.  Por pa përmendur kuadrin institucional të globalizmit neoliberal, përqendrimin e pushtetit në pak duar dhe ndonjë veprim konkret të së Majtës! Kjo qasje, megjithëse marksiste, sepse edhe Marksi në kohën e tij kritikonte vetëm mënyrat e prodhimit kapitalist dhe linte jashtë analizës “demokracinë” përfaqësuese (kuadrin institucional), të cilën e përjetojmë edhe sot, përputhet kryekëput me qasjen e Sorosit dhe përgjithësisht të oligarkëve globalë: sepse përmes kësaj qasje nuk tregohet ndërveprimi dhe ndërvarësia që krijon “demokracia” përfaqësuese me kapitalizmin në përgjithësi dhe kapitalizmin global në veçanti. Ky i fundit riprodhohet nga kuadri institucional i globalizmit neoliberal (FMN etj.): sepse historikisht pushteti ekonomik ka shfrytëzuar institucionet dhe demagogët e politikës profesioniste për të përparuar interesat e tij.

Me ngritjen e ekstremit të djathtë në Francë do të ngrihen edhe partitë e tjera, veçanërisht tani që Europa “mbytet” nga emigrantët. Shkurt, me qeveri neoliberale dhe qeveri në ngritje fashiste, me një të “Majtë” globaliste dhe mendësi joshkencore, Europa po ecën drejt gjysmë-fashistizimit të shoqërisë dhe thellimit të krizës. Franca, në fjalët e Hollande, është në luftë, siç ishte Amerika e Bushit pas “11 Shtatorit” dhe siç ishte e Obamës dhe siç është e Trampit aktualisht. Ai akuzoi, pa fakte, se sulmi në Paris ishte bashkërenduar në Siri dhe nuk tregoi ndonjë fakt se sulmet terroriste në Paris përbëjnë një “veprim lufte” i drejtuar nga jashtë kundër Francës! Pavarësisht mungesës së fakteve dhe përkundër të drejtës ndërkombëtare, Franca filloi bombardimet në Siri, të cilat i kishte planifikuar nëntë ditë përpara se të sulmohësh Parisi!

Kujtoj se e drejta ndërkombëtare parashikon ndihmë ushtarake në bashkëpunim me qeverinë e një vendi të përfshirë në luftë. Aktualisht qeveria e Sirisë ka kërkuar ndihmë vetëm nga Rusia dhe Irani. Ligjërata historike e Hollande në “Versailles”, siç citon një raportere, në të cilën ai shpalli se Franca ishte “në luftë” dhe premtoi se do të “zhdukte terrorizmin” – ishte paraqitja e tij më ushtarake që kishte patur ndonjë herë. Ajo shënoi kompletimin intrigues dhe transformues që është zhvilluar për disa vjet: të socialistit i cili dikur përqeshësh si i butë, shmangës i konfliktit, si sheqerpare çamçakëzi atlea në të vetë-quajtur “shef lufte”!  Kujtoj, gjithashtu, qasjen “operation northwoods”, e cili u hartua në vitin 1962 nga Pentagoni për vrasjen masive të qytetarëve kubanë dhe amerikanë, në Kubë dhe në Amerikë, me qëllim që të rrisnin indinjatën e gazetave, dhe këto me radhë, të popullit amerikan, ndërsa do të akuzohësh Fidel Kastrua dhe si rezultat do të miratohësh nga populli amerikan pushtimi i Kubës për arsye “humanitare”!  Kjo qasje u përdor në luftën e Irakut dhe Libisë.

Pasoja kryesore në shoqëri: popujt tregojnë ngjarjet por jo shkaqet e ngjarjeve

Populli perëndimor, njëlloj si populli i Lindjes, është zhytur në botën e ‘fakteve’ (ose ngjarjeve) dhe e ka të vështirë të dalë prej saj dhe kundrojë shkaqet e luftës në veçanti dhe krizës sociale dhe ekonomike në përgjithësi: sepse propaganda e demagogëve, studiuesve dhe massmedias përqendrohet te faktet (ngjarjet) jo te shkaqet e tyre. Thënia e Sokratit, se “mendjet e forta diskutojnë ide; mesataret, ngjarjet; dhe të dobtat, njerëzit” përputhet me këtë realitet social. Por duhet thënë se thënia e Sokratit nuk është shkencore por thjesht tregon karakterin e shoqërive: sepse mendjet e popujve janë të tilla sepse nuk përfshihen në asnjë vendimarrje. Në rastin e mësuesit, për shembull, tregonin dhe dënonin ngjarjen por nuk kundronin për shkaqet: se nëse mësuesi kishte kontribuar me veprimet e tij në vrasjen përkatëse. Në fakt, qoftë edhe mësuesi është viktimë meqë mësimjepte fjalën e lirë dhe kritikën përmes karikaturave të…Muhametit kur dihet se në sytë e besimtarëve përkatës ai është profet dhe i pakritikueshëm dhe për të njëjtën arsye shkaktohen reagime shpesh barbare dhe kur dihet (nga ata që dihet) se kritika duhet t`i përmbahet argumentave dhe jo përqeshjeve që të jetë pedagogjike dhe efektive. Kujtoj se elitat perëndimore nuk lejojnë —me të drejtë— përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndërsa pretendojnë lirinë e shprehjes: sepse dihet se gjuha e urrjetjes çon në krim pasi shkakton lëndime në njerëz. Qasja a laicizmit francez, rrjedhimisht, përdoret në rastin e profetit përkatës por nuk përdoret në rastin e gjuhës së urrejtjes!

Argumenti tjetër që përdoret nga shumë kretinë se pse nuk veprojnë të krishtrët apo katolikët njëlloj ku përballen me përqeshjen e Krishtit jo vetëm që shpërnjeh efektin e politikave perëndimore në Lindjen e Mesme dhe mbi emigrantët në perëndim por përdoret për kushtet perëndimore ku mungon veprimtaria e elitave të Lindjes së Mesme. Kjo analogji mund të përdoret vetëm në kushtet sociale të një shteti musliman, si në Turqi për shembull, ku të krishterët supozohet se diskriminohen dhe përballen me përqeshjen e Krishtit: nëse ata përballen me dikriminim social dhe janë fetarë dhe përqeshet profeti i tyre me siguri do të reagojnë. Në fakt vendet muslimane nuk përqeshin asnjë profet në emër të kritikës apo fjalës së lirë. Ky është një dallim i rëndësishëm.

Gjendja mendore e një fetari – shkak fanatizmi dhe fondamentalizmi

Siç konkludoja pas ngjarjes së “Charlie” në Paris dhe pas reagimeve në Perëndim dhe Lindjen e Mesme në përgjithësi, kur perëndimorët u radhitën në sloganin e “Je suis Charlie” dhe lindorët në “Je suis Muhamed”, në “Pravda International” …se sulmi dhe vdekjet janë pasojë e “besimtarëve” instinktivë karakteristika e të cilëve është se ata perceptojnë principet e parë (ose idetë) të një lloj besimi por ata nuk mund të dijnë shkaqet e tyre, meqënse të njohësh shkaqet e ideve përfshin njëherësh njohurinë empirike dhe shkencore. Kjo është arsyeja që njerëzit që besojnë në të vërteta fetare bëhen më fanatikë se të tjerët: sepse atyre u mungon dija shkencore në një shkallë më të madhe. Besimi dhe fanitizmi në modernitet, rrjedhimisht, krijon dy forma kryesore në mendje:

• të ‘besimtarëve instinktivë’, një kategori në të cilën jeton shumica e popullatës: sepse ata dominohen nga instinkti i imitimit sesa nga një jetë aktive politike dhe përsiatëse. Dhe, meqënse njerëzit lindin me një instinkt tjetër —të harmonisë— ata e kërkojnë atë përmes fesë, Zotit dhe izolimit, pavarësisht faktit se të gjithë njerëzit, siç argumenton me të drejtë Aristoteli, kanë të ngulitur nga vetë natyra një instinkt të tretë: instinktin social; dhe

• të ‘besimtarëve shkencorë’, një kategori në të cilën jeton një pjesë shumë e vogël e popullatës, të cilët besojnë në të vërteta shkencore. Ata ndryshojnë në çdo displinë – sepse ata zbatojnë metodologji të ndryshme: “të gjithë njerëzit kanë një instinkt të mjaftueshëm dhe të natyrshëm lidhur me çfarë është e vërtetë, dhe zakonisht arrijnë tek e vërteta, citon Aristoteli. Ndaj dhe njeriu që mirë-hamendëson në të vërteta është shumë e mundur të mirë-hamendësojë lidhur me mundësitë/probabilitetet”.

Por atje është një displinë tjetër, e cila nuk është kuptuar mjaftueshëm në modernitet: filozofia politike. Në dijeninë time, vetëm Takis Fotopoulos, duke përfshirë dhe Aristotelin e antikitetit, ka bërë një punë shumë të mirë në kuptimin dhe zbatimin e saj shkencërisht, duke përfshirë pushtetin, dinamikat sistemike të një shoqërie dhe ontologjinë.

Të besosh në disa parime/principe fetare, rrjedhimisht, ofron siguri deri në një farë shkalle por jo dije të vërtetë. Njëlloj mund të argumentohet për besimtarët që besojnë në principe sistemike të kuadrit modern institucional: “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut. Për ta tejkaluar atë, rrjedhimisht, “demokracitë” perëndimore duhet të jenë vërtet demokratike, në kuptimin që ato duhet të krijojnë një kuadër institucional në të cilin njerëzit do të zhvillojnë të vërteta (dhe besime) shkencore…

Feja nuk është opium i popujve, siç argumentonte dikur Marksi: sepse janë elitat fetare dhe politike që përdorin besimtarët dhe jo e kundërta. Thënë ndryshe, është përqendrimi i pushtetit fetar në duart e priftërinjëve dhe hoxhallarëve —të cilët, me radhë, e përqendrojnë atë ose përmes mbretërive ose përmes “demokracive” përfaqësuese— që mundëson përdorimin e fetarëve në luftra apo/ose veprime terroriste dhe barbare. Feja bëhet “opium” nëse fetarët janë subjekt i elitave fetare, siç bëhet “opium” për popujt “feja” tjetër: e “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut, të cilët, pavarësisht se përpara nesh zhvillohet një katastrofë gjigande, rrinë dhe presin nga përfaqësuesit (shkaktarët e krizës) frenimin dhe zgjidhjen e saj ndërsa luten: sepse megjithëse është e vërtetë se një fetari i mungon në një shkallë më të lartë mendësia shkencore, kjo s’do të thotë se ai nuk përballet me natyrën e tij: natyra e njeriut është shkencore. Nuk është e rastit që në Demokracinë Klasike të Athinës besimi fetar nuk i shqetësonte shumë filozofët e kohës: sepse kur njeriu përfshihet në vendim-marrje, siç përfshihësh në atë kohë, dhe përballet me të vërtetat, zhvillon mendësi shkencore dhe vlera komunitare (solidaritet etj.) në një shkallë më të lartë.

Nga një këndvështrim mendësie, besimtari fetar, nëse ka lexuar librat e shenjtë, Kuranin apo/ose Biblën, dhe ia kanë interpretuar (shkoqitur) teologët, dhe për më tepër, praktikon ritet përkatëse fetare, është një lloj “dedéje” njëherësh i parrezikshëm dhe i rrezikshëm: ai është ‘parrezikshëm’ sepse të dyja fetë dominante përdorin kryesisht frikën për të racionalizuar veprimet e fetarëve. Kur ne veprojmë duke patur frikën në mendje, se mos na ndodh një e keqe si pasojë e veprimeve tona, ne bëhemi tejet të kujdesshëm: sa më shumë të përsëriten veprimet që burojnë nga frika aq më shumë nguliten në zakon. Por një njeri me frikë, dhe për më tepër, me frikë të tepërt, është i rrezikshëm sepse kjo lloj ‘frike’ nuk buron nga virtytet: sepse ne ndiejmë zemërim dhe frikë pa zgjedhje, ndërsa virtytet janë mënyra zgjedhjesh ose përfshijnë zgjedhjen, sepse virtytet janë gjendja jonë e karakterit.

Siç citon Aristoteli, “frika dhe siguria, uria dhe mëshira, dhe përgjithësisht kënaqësia dhe dhimbja, mund të ndiehen njëherësh tejet shumë dhe shumë pak, dhe në të dy rastet jo mirë; por t’i ndiesh ato në kohët e duhura, lidhur me objektivin e duhur, kundrejt njerëzve të duhur, me motivin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, është njëherësh e ndërmjetme dhe më e mira, dhe kjo është karakteristika e virtytit.  Njeriu me frikë dhe pavirtyte bëhet edhe më i rrezikshëm kur mungon dija shkencore lidhur me një objekt apo çështje: sepse nga kjo e fundit buron një lloj frike tjetër e shoqëruar me siguri. Frika në mendje, për më shumë, përballet me burimin tjetër të frikës: sepse frika buron edhe nga pamjaftueshmëria e gjakut dhe mungesa e nxehjes së natyrshme të trupit, ndaj ajo është e natyrës së ftohtë.  Të ndiesh frikë, rrjedhimisht, për disa gjëra, është njëherësh e drejtë dhe fisnike, dhe do të ishte banale të mos kishim frikë nga ato”.

Se çfarë e racionalizon njeriun, rrjedhimisht, është e qartë: frika e “duhur” përmes tregimeve, jo tmerri, e shoqëruar me kurajë, veçanërisht në moshë të vogël, sepse në këtë moshë arsyetimi nuk është i zhvilluar mjaftueshëm dhe proceset biologjike janë të shpeshta dhe si rezultat, sjelljet janë të papërmbajtshme. Pa këta të fundit njeriu i “rritur” do të jetë gjithnjë i vogël. Për të njëjtën arsye, njeriu fetar me mendësi shkencore të pjesshme duhet të trajtohet me mjaft kujdes: sepse ‘besimi’ i tij është “paterica” e tij. Pa të do të dëmtohësh më shumë. Për të njëjtën arsye, nuk duhet të synohet braktisja e besimit fetar. Por të krijohen kushtet sociale për besimtarët fetarë që të zhvillojnë paralelisht virtytet (etike/zakonore dhe intelektuale) dhe të zgjedhin vetë se për cilët besime do të luftojë. Prentendimi se fetarët muslimanë janë më të këqij se fetarët e krishterë, apo/ose se ateistët, dhe për më tepër, një pretendim që përsëritet nga mendësi “majtiste”, hamendësisht ‘shkencore’, e cila përputhet kryekëput me propagandën e elitave borgjezo-kapitaliste, është joshkencor.

Propaganda institucionale dhe masmediatike për Europën e “standarteve” ka ndikuar jo vetëm mendësinë e popujve periferikë por edhe empatinë e tyre: sepse ata solidarizohen dhe empatizohen —në kor— me masakrat që ndodhin në Europë por distancohen nga masakrat e ngjashme -dhe shpesh më të mëdha- që ndodhin në vende të tjerë rreth botës. Kjo ‘empati selektive’ buron pikërisht nga propaganda e “standarteve”: sepse është krijuar ‘përshtypja’ nga demagogët e institucioneve dhe massmedia se Europa ka zhvilluar vërtet ‘standarte’ demokratike dhe shkencore. Pa u çuditur, pas ngjarjes me mësuesin një sherrnajë tjetër u shkaktua në nivel presidencial, Erdogani kundër Makronit: i pari e quajti të çmendur Makronin duke i thënë se shteti i tij shekullar nuk kupton “lirinë e besimit” ndërsa i dyti kërkoi shpjegime nga ambasadori turk në Paris.

Makroni, për më shumë, urdhëroi disa bashki franceze të afishonin karikaturat e Muhametit mbi ndërtesat përkatëse duke hedhur edhe më shumë barut në “zjarrin” e ndezur mes dy vendeve. Reagimi në Lindjen e Mesme pasoi menjëherë: në Kuvajt, Jordani dhe Katar zinxhir supermarketesh deklaruan bojkotazh të prodhimeve franceze, të cilët, një ditë më pas u pasuan nga thirrja e Erdoganit për bojkot; Kuvajti anuloi flutrimet turistike për në Francë; dhe në Gaza, Libi dhe Siri shpërthyen protesta të vogla ku u dogjën fotografitë e Makronit ndërsa kërkuan mbrojtje të islamit dhe profetit Muhamet. Përgjigjja e Makroni ishte më e matur këtë herë: “historia jonë qendron përkundër tiranisë dhe fanatizmit. Do të vazhdojmë. Respektojmë gjithë dallimet në një frymë paqeje. Nuk pranojmë retorikën e urrejtjes dhe mbështesim logjikën e bisedës. Do të jemi gjithnjë në anën e dinjitetit njerëzor dhe vlerave të përgjithshme”, tha, mes të tjerash, Makroni. Por nuk reflektoi as në këtë deklaratë për shkaqet sistemike të cilët kanë çuar në gjendjen aktuale: shoqërinë e kërcënuar nga “terrorizmi”. Paralelisht deputeti holandez Geert Wilders i skajit të djathtë dhe i njohur për qendrimet e tij anti-islamiste…publikoi një skicë ku Erdogani paraqitet si terrorist dhe fashist. Ky i fundit reagoi dhe quajti Gjermaninë dhe Italinë vendin e nazistëve dhe fashistëve. Nuk mungoi në fjalën e Erdoganit përmendja e SHBA-së: “disa amrikanë”, tha ai, “thonë se po të nevojitet do të vendosim sanksione ndaj Turqisë”. Dhe ai i pyet amerikanët: “Nuk e dini se me cilin kërceni”?!

Përfundime

Me rolin që ka përqafuar Franca në rendin botëror të globalizmit neoliberal dhe kushtet objektive dhe subjektive që janë krijuar mes shoqërive perëndimore (p.sh., përqindja më e madhe e popullit francez, rreth 67% : 2017, shqetësohet nga sulmet terroriste sesa nga papunësia dhe rigjallërimi i veprimtarisë ekonomike, rreth 60%), dhe lindore, mund të konkludojmë se Brukseli do të zgjedhë ose politikat proteksioniste (kontrolle doganore etj.) ose politikat e represionit të përhershëm policor. Politikat e para nënkuptojnë shfuqizimin e lirisë së lëvizjes së lirë dhe mallrave në BE/Eurozonë por dëmtojnë paralelisht fitimet e korporatave dhe bankave. Politikat e dyta nënkuptojnë ruajtjen e rendit aktual (“katër lirive”) dhe ruajtjen e fitimeve të korporatave dhe bankave por forcimin e shtetit policor në të gjithë hapësirën europiane. Kjo nënkupton më tej, se do të ngrihet një “shtet” gjigand paneuropian policor. Pa këtë lloj “shteti” — siguria europiane do të jetë gjithnjë në rrezik. Me politikat e saj Franca do të tërheq me vete dhe Gjermaninë dhe kjo e fundit gjithë Evropën në një “luftë” fetare që shkaktohet kryesisht nga Franca.

Që kur BE-ja intesifikoi politikat neoliberale brenda dhe jashtë saj, ajo është mbështetur kryesisht tek agjencitë inteligjente të SHBA-së dhe Interpoli për të luftuar terrorizmin që buron nga Lindja e Mesme (ky lloj terrorizmi është pasojë e politikave intervencioniste perëndimore etj). Por SHBA-ja filloi ta braktiste BE-në që kur ishte Obama president. Trampi e braktisi edhe më shumë. Si pasojë, nuk mungojnë zërat për krijimin e një FBI-je evropiane. Por deri tani asgjë nuk duket në horizont. Pas sulmeve në Nis të Francës dhe ato të Berlinit në vitin 2016 nxita shtypin ndërkombëtar, “Pravda International”, ku shkruaja në atë kohë, për të ndihmuar BE-në me praktikat ruse: domethënë, se si e lufton Rusia terrorizmin. Kjo e fundit e ‘parandalon’ terrorizmin duke shkatërruar celulat islamike. Domethënë, ato shkatërrohen gjatë fazës së zhvillimit dhe jo gjatë fazës së zbatimit. Rusia mbikqyr, gjithashtu, kultet fetare. Mirëpo, ka një ndryshim mes Evropës dhe Rusisë: e para është përfshirë në shkatërrimin e Lindjes së Mesme ndërsa e dyta jo. Përkundrazi, në Siri ndihma ruse ishte vendimtare për të “paqëtuar” gjendjen e krijuar nga opozita siriane me mbështetjen e shteteve perëndimore. Kështuqë BE-ja gjendet në “udhëkryq” sa i përket sigurisë sociale sidomos kur dihet se Franca ka shtuar dozat e saj anti-islamiste dhe ndërhyrëse në Lindjen e Mesme dhe më tej.

Duhet thënë se në Lindjen e Mesme janë krijuar tre rivalë kryesorë: në njërin qendron Irani, i cili mbështet shtetet baathiste (socialiste me karakteristika muslimane); tjetri është Turqia, e cila ka marrë rol udhëheqës në Lindjen e Mesme të të gjithë muslimanëve; dhe tjetri është Emiratet, Sauditët, dhe Izraeli. Këta të fundit mbështeten nga fuqitë perëndimore. Emiratet janë në një rivalitet të fortë me Turqinë dhe po kërkojnë të minojnë ekspansionin e saj në rajon ndërsa ndihmojnë Greqinë në aspekte ushtarake bashkë me Izraelin për të kundërshtuar Turqinë në Mesdhe. Emiratet mbështesin dhe Makronin kundër Turqisë.

Por sa e ndikojnë Shqipërinë këto kohë të trazuara? Shqipëria në nivel politik po lëshon kundrejt thuajse gjithë lojtarët kryesorë të arenës ndërkombëtare përjashto Rusinë por dhe rajonale; në nivel social është e pështjelluar si shoqëria franceze. Shumica e popullit tregon ngjarjet e dhimbshme dhe i dënon ato por rrallë herë kondron për shkaqet. Ata solidarizohen kryesisht me dhimbjet e popullit francez se sa me dhimbjet e popujve në Lindjen e Mesme. Në një debat që u zhvillua së fundmi në një televizion kombëtar (Topchannel: Open), për shembull, pjesëmarrësit u përqendruan te ngjarja dhe pak te shkaqet. Mes të ftuarve kishte dhe hoxhallarë. Por edhe këta u përqendruan te ngjarja duke e dënuar atë. Vetëm një e ftuar, Migena Balla, u përqendrua te shkaqet por edhe ajo nuk përfshinte shkaqet sistemike. Mbizotëroi, në fjalë të tjera, pështjellimi edhe një herë. Kështu, pa kuptim të drejtë të marrëdhënieve ndërkombëtare si mund të kuptohen efektet afatgjatë mbi vendin tonë nga establishmenti?! Sidoqoftë, këtë synim ka ky studim: të tregojë shkaqet dhe efektet e gjeopolitikave veçanërisht mbi vendin tonë. Gjykuar nga ky studim dhe nga çka kam treguar në studime të tjerë, Turqia del fitimtare nga kjo përplasje ndërsa Franca dhe BE-ja me humbje. Ajo mund të dalë me humbje vetëm nëse në SHBA zgjidhet Bajdeni. Ky i fundit me siguri do të përdor sanksionet kundër Turqisë dhe ndoshta do të organizojë ndonjë puç tjetër duke mos përjashtuar sulm të drejtëpërdrejtë.

*Pjesë nga një studim më i gjerë, referenca e të cilit gjenden në të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne