Arta Marku urdheron Donika Prelen qe ti kthej burgjet ne sketerra per shqiptaret

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, të zbatojë regjimin 41/bis në burgjet shqiptare. Sipas ligjit të ri të Reformës në Drejtësi, ky regjim duhet të zbatohej nga kreu i Byrosë Kombëtare të Hetim. Duke qenë se ky institucion nuk është krijuar ende, Marku ia ka ngarkuar këtë detyrë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Me aplikimin e këtij regjimi synohet që kriminelëve të rrezikshëm të kenë pothuajse “0” kontakte me botën jashtë, çka do të bënte të mundur uljen e numrit të krimeve të porositura brenda burgjeve. Kështu të burgosurit do t’u kufizohen telefonatat, kontaktet me familjarët apo edhe numri i sendeve personale që mund të mbajnë në qeli. Gjithashtu, do të jenë gjatë gjithë kohës të vëzhguar nga kamerat e sigurisë.

Por çfarë është kjo platformë sigurie që do të aplikohet për kriminelët shqiptarë?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-bis” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jenë e kontrolluar. I vetmi komunikim që i shpëton monitorimit, është posta institucionale me pjesëtarë të parlamentit dhe me autoritetet nacionale dhe europiane dhe me institucione të drejtësisë. Të burgosurit u ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.

Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”. Në disa raste të veçanta të sëmundjeve të rënda është e mundur të jepet leje nga mbrojtësit ligjorë.

Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në rast revoltash apo situatave të agravuara, ministri i Drejtësisë ka të drejtën të marrë vetë ai vendime, duke pezulluar nga funksionet drejtorin e burgut.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian./shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne