Artistët kërcënojnë me grevë dhe flijim: Nuk ka kthim mbrapa

Sindikata e Pavarur e Artisteve të Shqipërisë i bëri sot thirrje Ministrisë së Kulturës që të mos ndryshojë statusin e Cirkut Kombëtar. Kreu i Sindikatës Reshat Ibrahimi paralajmëroi grevë urie, deri dhe në flijim të artistëve, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

“Nuk ka kthim prapa dhe do mbrohet me çdo çmim”

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka paralajmëruar greve urie për shkak të refuzimit të kërkesave të saj nga Ministria e Kulturës.

Reshat Ibrahimi: “Lëmë një orë punë, lëmë dy orë punën, të fillojmë protestën në rrugë, e fundit farë greva e urisë, e fundit fare do flijohemi aty”.

Të premten kryetari i Sindikatës Reshat Ibrahimi i kërkoi Ministrisë që të mos ndryshojë statusin e cirkut, përmes amendimeve në projektligjin për artin dhe kulturën.

Reshat Ibrahimi: Të bëhet statusi i artistit që sindikata e artistëve ka mbi 10 vjet që e kërkon. Ne nuk do të pranojmë ndryshimin e statutit të cirkut që me luftë dhe përpjekje u bë kombëtar. 

Artistët përsëritën kërkesën për të mos shembur Teatrin Kombëtar si alternative sygjerojnë restaurimin dhe mirëmbajtjen e godinës aktuale.

Arben Derhemi:  Aty është gjeneza e artit në Shqipëri dhe ajo gjenezë nuk mund të shembet. Mbi të gjitha nuk mund të shembet, sepse është një godinë që, përvec vlerës historike ka edhe një vlerë ariktekturore të jashtëzakonshme. 

Artistët u shprehën se gëzojnë edhe mbështetjen e Presidentit të Republikës në lidhje me tetatrin kombëtar, ndërsa Ministrisë së Kulturës i bënë thirrje t’i presë në takim dhe të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne