Artistët sërish protestë te Kryeministria, përplasje me policinë, disa të shoqëruar me forcë

Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhe sot në protestë para Kryeministrisë.

Protesta e artistëve nisi që pasditen e djeshme, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur club-et dhe lokalet pas orës 20:00 të mbrëmjes, për shkak se cilësohen si burim i përhapjes së koronavirusit.

Gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues.

       

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne