“Arushat” e Putinit garë dhe drift në fushat e akullta të Rusisë

Disa makina “Aurus”, mjeti më i ri i blinduar dhe luksoz rus, që përdor Presidenti Vladimir Putin kanë dhuruar spektakël në fushat e mbuluara me borë të Rusisë. Të konsideruarat “Arushat” e Putinit kanë garuar dhe bërë drift gjatë një eventi vjetor të organizuar nga ekipi presidencial i makinës.

Makinat e zeza treguan “forcën” në fushat me dëborë jashtë Moskës.

Veprimtaria është një konkurs me shoferët më të aftë të Shërbimit të Gardës Federale (FSO), të cilët kanë për detyrë të mbrojnë politikanët kryesorë të Rusisë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin.

Shoferët treguan shkathtësitë e tyre, duke u zhvendosur në terren me dëborë, duke marrë kthesa të mprehta, teksa në pjesën tjetër të vitit do të drejtojnë me kujdes për të shmangur ndonjë tragjedi për pasagjerët e profilit të lartë që ulen në sediljet e pasme.

Ndër automjetet e tjera të veçanta, anti-plumb, dy makina të markës “Aurus” morën pjesë në këtë ngjarje. Këto janë bishat e përdorura nga rojet e Putinit – edhe pse vetë presidenti nuk u paraqit në këtë event.

Aurusët rusë u bashkuan me stacionin presidencial vitin e kaluar, dhe Putini ka udhëtuar me limuzinën e tij të blinduar brenda dhe jashtë vendit, duke hequr nga lista “Mercedez Benz-in” gjerman që përdorte më parë.

Makina është projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e liderëve më të lartë të Rusisë – në aspektin e mbrojtjes dhe besueshmërisë – megjithëse është gati për të goditur tregun për publikun.

Më parë këtë javë, tregtarët e markës “Aurus” filluan të merrnin oferta, si për modelet e vogla të makinave ashtu edhe për modelet limuzinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne