Asad: Avionët irakianë mund të bombardojnë në çdo kohë ISIS-in në Siri

Presidenti sirian Bashar Asad ka lejuar avionët luftarakë të Irakut të kryejnë sulme ajrore kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Siri pa marrë autorizimin formal për sulmet.

Një zyrtar i lartë irakian, duke folur në kushte anonimiteti, i tha rrjetit televiziv të Rusisë, RT, se avionët irakianë do të jenë në gjendje të hyjnë në hapësirën ajrore siriane dhe të bombardojnë pozicionet e ISIS nën direktivat e Asadit. Zyrtari irakian, megjithatë, theksoi se presidenti sirian ka kërkuar nga qeveria e Bagdadit të informojë autoritetet siriane para se të fillojë sulmet ajrore në Siri. Autoritetet irakiane në shumë raste kanë deklaruar se bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë siriane për të monitoruar dhe vënë në shënjestër objektivat terroriste, duke u bazuar në informatat e departamenteve të inteligjencës dhe informacionit të komitetit të koordinimit të sigurisë të formuar midis Bagdadit, Damaskut, Teheranit dhe Moskës vite më parë, si dhe në koordinimin me koalicionin e ashtuquajtur anti-ISIS të drejtuar nga SHBA./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne