Asad: Forcat siriane po i shkatërrojnë terroristët

Presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se forcat qeveritare, mbështetur nga luftëtarë të aleatëve dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, po i shkatërrojnë terroristët e huaj takfiristë në të gjithë vendin.

“Ushtria jonë po arrin çdo ditë, fitore territoriale, duke shtypur terroristët dhe duke spastruar territoret e okupuara prej tyre”, tha Asad të dielën gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kryeqytetin Damask. Ai shtoi se luftëtarët e guximshëm nga ushtria siriane dhe forcat aleate kanë demonstruar një model pozitiv në historinë e luftërave. “Ne, në bashkëpunim me aleatët, do te vazhdojmë të ndjekim terroristët kudo që janë. Ne do të vazhdojmë pajtimin kombëtar, i cili ka dëshmuar efektivitetin e tij, do të përmirësojmë komunikimin me të tjerët dhe do të eksplorojmë mundësitë ekonomike … Përkrahja e drejtpërdrejtë politike, ekonomike dhe ushtarake e aleatëve tanë na ka ndihmuar të fitojmë dhe të ulim sa më shumë humbjet. Këta aleatë janë partnerët tanë aktualë, “vuri në dukje Asad. Udhëheqësi sirian shtoi se Siria kishte qenë një objektiv gjatë gjithë historisë, duke vënë në dukje se kombi sirian ishte detyruar të paguante një çmim të rëndë në përballje me terrorizmin takfirist që përkrahet nga shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre në rajon. “Ne kemi arritur të nxjerr në pah projektin perëndimor. Perëndimi është si një kameleon për shkak të sjelljes së tij në përshtatje me situata të ndryshme. Lufta psikologjike kundër qeverisë së Damaskut ka dështuar të na dekurajojë që të luftojmë terrorizmin ose të na frikësojë … Ne kemi luftuar terrorizmin që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta luftojmë derisa të mos ketë asnjë terrorist në Siri “, theksoi presidenti sirian./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne