Asad vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të Gjeneral Soleimanit në luftën kundër terrorizmit

Presidenti sirian Bashar al-Asad foli për rolin e pazëvendësueshëm të Gjeneralit dëshmor Kasem Soleimani në luftën kundër terrorizmit në Siri.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Iranit për popullin sirian në luftën kundër terrorizmit. Gjatë takimit të tij me shefin e diplomacisë iraniane, Presidenti Asad tha se Gjeneral Soleimani ka qenë përkrah qeverisë dhe popullit sirian gjatë gjithë luftës kundër terrorizmit dhe fitoret e mëdha të ushtrisë siriane padyshim që kanë vulën e këtij Gjenerali Legjendar. Gjatë takimit, Ministri iranian i Punëve të Jashtme nga ana e tij falënderoi Presidentin Bashar al-Asad për praninë e përfaqësuesve sirianë në Iran për të marrë pjesë në ceremonitë e funeralit të Gjeneralit dëshmor Soleimani, duke theksuar se martirizimi i Gjeneralit Soleimani nuk do të shkaktonte asnjë ndryshim në mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për Rezistencën dhe luftën kundër terrorizmit në rajon./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne