Asambleja e PS, Edi Rama ‘përjashton’ Ditmir Bushatin

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

“Procesi zgjedhor nis me organizatat. Më pas me kryetarët e forumet, kongresin, asamblenë deri atëherë secili ka një detyrë e do të vlerësohet nga vetë procesi. Por dua që që sot të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër, qarkun e drejton Valdrin Pjetri. Qarkun e Tiranës që të ketë më shumë rezultat propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Duke qënë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i jap një detyrë tjetër, qarkun do ta drejtojë Sandër Lleshaj”,- tha Rama.

Lëvizja e Bushatit ngjan të jetë edhe një lloj ‘hakmarrje’ e Edi Ramës për shkak të qëndrimeve që ish-ministri i Jashtëm ka mbajtur lidhur me cështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës apo edhe për krizën politike në vend.

Rama ka shkarkuar kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe ia ka ngarkuar funksionin e saj, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Po keshtu edhe Qarku i Lezhës nuk do të drejtohet më nga Lindita Nikolla, ndërkohë që këtë funksion Rama ia ka ngarkuar Sandër Lleshajt./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne