Asgjesimi i luftëtarëve të ISIS dhe mos dërgimi i tyre para drejtësisë, na bën po aq fajtorë sa dhe armiqtë tanë

nga Robert Fisk.

Një vendim i rëndësishëm, i paprecedent dhe i rrezikshëm është marrë nga udhëheqësit evropianë ditët e fundit. Nuk është bërë aq e qartë sa duhet sepse udhëheqësit tanë janë gjithmonë të kujdesshëm në ndërtimin e mënyrës së të folurit të tyre dhe mundohen që ta mbrojnë atë nëse diçka shkon keq. Eshtë e qartë se ata deshirojnë që çdo luftëtar i huaj i ISIS-it të vritet sapo të kapet. Nuk është çështja nëse meritojnë të jetojnë ose të vdesin. Ata u kanë prerë fytin të pafajshmëve, përfshirë edhe kolegët e mi gazetarë. Kanë dhunuar gratë dhe skllavëruar fëmijët. Ne e dimë këtë, dhe jemi të vetëdijshëm se kulti i tyre vicioz nuk ka mbaruar akoma. Isis është ende gjallë.

Por çfarë ndodhi me drejtësinë, që është themeli kryesor i të gjitha vendeve që besojnë në lirinë dhe demokracinë? Le të fillojmë me disa citate. Kemi ministren franceze të forcave të armatosura, Florence Parly. “Nëse xhihadistët zhduken në këtë luftë, unë do të thoja se kjo është për të mirë,” tha ajo. Pastaj kemi të dërguarin e SHBA për koalicionin anti-Isis, Brett McGurk. “Misioni ynë është të sigurohemi që çdo luftëtar i huaj që është këtu, i cili u bashkua me Isisin nga një vend i huaj dhe erdhi në Siri, do të vdesë këtu. Pra, nëse ata janë në Raka, ata do të vdesin në Raka”.

Ja tek e kemi vetë filozofin tonë diplomat dhe ministër Rory Stewart. “Këta janë njerëz të cilët në thelb janë larguar nga çdo lloj besnikërie ndaj qeverisë britanike … ata besojnë në një doktrinë tejet të urryer që përfshin vetëvrasjen, vrasjen e të tjerëve dhe përpjekjen për të përdorur dhunën dhe brutalitetin për të krijuar shtet të shekullit të tetë apo shekullit të shtatë. Pra, kam frikë se duhet të jemi më seriozë për faktin se këta njerëz janë një rrezik serioz për ne, dhe për fat të keq mënyra e vetme e trajtimit do të jetë, pothuajse në çdo rast vrasja e tyre”.

Deklarata e Stewartit, një personaliteti mjaft të mirë televizioni i cili mund të shpjegojë historinë e Lindjes së Mesme, është krejtësisht e kuptueshme, e qartë dhe për të të ardhur keq. Stewart, Parly dhe McGurk po bëjnë thirrje për ekzekutimin e qytetarëve të vendit të tyre që i janë bashkuar ISISI-it. Ata sigurisht që nuk e thonë këtë. Në të vërtetë edhe gjermanët kanë deklaruar se çdo qytetar gjerman do të ketë asistence konsulte nëse do u duhet por me parë do tu duhet të shmangin erën e SS-ve për të gjitha arsyet e qarta. Por ne po u tregojmë ushtarëve, militantëve irakianë, kurdëve dhe gjithë të tjerëve se është mirë ti vrasin qytetarët britanikë, francezë ose amerikanë që i janë bashkuar forcave të errëta dhe të liga të ISIS-it pa asnjë problem. Kush do tja dijë për ti kthyer përsëri nga erdhën? Dhe nëse ne i lejojmë britanikët e ISIS të vijnë në shtëpi, kush e di se sa rrëmbime dhe vrasje masive do të ndodhin gjatë përpjekjeve për ti nxjerrë ata nga burgu. Po me drejtësinë ndërkombëtare çfarë ndodhi?

Kur George W Bush foli për dergimin e të keqes para drejtësisë pas 11 shtatorit, unë shkruajta duke dyshuar shumë se a do të kishte drejtësi për rrugën e Osama bin Ladenit. Dhe kisha të drejtë. Ai u vra nga amerikanët. Dhe sigurisht që askush nuk u ankua për këtë vrasje. Jeton me shpatë, vdes nga shpata. Por vdekja e Bin Ladenit dhe nje det me sulme dronësh që pasuan dha një sinjal se është mirë ti vrasim këta të këqinj. Harrojini gjykatat, provat, gjykimet, drejtësinë dhe të tjerat. Vetëm zhduki ata. Kush do të ankohet?

Por duhet të ankoheni për këtë politikë të mjerueshme dhe të neveritshme. Për dekada me radhë ne kemi dënuar diktatorët e Lindjes së Mesme për egërsinë e tyre, për gjykatat e tyre ushtarake, varjet e tyre masive dhe me të drejtë. Por si mund ti dënojmë ata tani, kur ne po shpallim publikisht që qytetarët tanë i duam të vdekur nëse janë bashkuar ose besohet të jenë bashkuar, ose që thuhet se i janë bashkuar ISIS-it. Nëse ne tani jemi duke bërë thirrje për ekzekutimin e tyre, atëherë nuk kemi më të drejtë tu japim leksione tiranëve mbi ligësitë e tyre. Egjiptianët sauditët dhe sirianët tani mund tu presin kokat mund ti varin ose edhe të therin këdo që duan në bazë të asaj se “mënyra e vetme e te sjellurit me ta për fat të keq do të jetë “ti vrasësh ata”.

Nëse një britanez vendos në këtë kohë që të luftojë dhe të vdesë në betejë për një organizatë groteske si ISIS, ky është problemi i tij (ose i saj). Por nëse kapet gjallë, a nuk duhet të merremi me të, si thotë edhe shprehja e dashur për mua e Stewartit që me ata duhet drejtësi e vërtetë, duke i mbyllur ata përgjithmonë nëse ky është dënimi, duke i cuar në gjykatë dhe duke i treguar gjithë botës se ne nuk jemi vrasës dhe se kemi një moral më të lartë sesa vrasësit e ISIS? Tani në këtë kohë egjiptianët po i “zhdukin” të burgosurit. Fundjavën e kaluar, militantët të cilët mund të supozojmë se ishin forcat e ISIS, masakruan më shumë se 50 policë në jug-perëndim të Kajros. Ishte një fatkeqësi që egjiptianët do të dëshironin që ta fshihnin. Viktimat përfshinin dy gjeneral brigadierë dhe 11 kolonelë. Ata po përpiqeshin tu zinin pritë militantëve por gjithçka shkoi keq, me sa duket sepse ISIS kishte informatorë brenda policisë. Por kur anëtarët e ISIS (ose supozojmë anëtarë të ISIS) shfaqen të vrarë në ditët në vijim në rrugët e qyteteve egjiptiane, a jemi ne në pozitë për të biseduar rreth drejtësisë me presidentin egjiptian Sisi?

Kështu shkojnë gjërat, ju e shihni. Kryesorja është se ne i duam qytetarët tanë të vdekur nëse ata i janë bashkuar ISIS-it. Atëherë do ti duam të vdekur të gjithë qytetarët tanë të cilët janë “terroristë”, qoftë përkrahës të ISIS-it, apo jo. Kjo mund të shtrihet tek të gjithë ata që mbështesin Hezbollahun, palestinezët, kurdët ose minoritet që urrejmë ose inkurajojmë të urrejmë. Dhe pastaj mund te shtrihet tek kushdo që “është larguar nga çdo lloj besnikërie ndaj qeverisë Britanike” (çfarëdo lloj kuptimi besnikerie). Tani më duhet të shtoj se Stewarti ka përmendur “çështje shumë të vështira morale”. Çfarë do të ishin këto “çështje morale”, pyes veten? Por ne të gjithë e dimë me siguri se po e kalojmë vijën midis drejtësisë dhe inkurajimit të shtetit për ekzekutimet. Nëse kjo është linja që duam të kalojmë, le ta themi në mënyrë të qartë. Dhe nëse nuk duam të kalojmë këtë vijë, le të themi kështu? Amnesty? Human Rights Watch? A nuk kemi dëgjuar ende prej tyre? Çfarë po ndodh?/ Gazeta Impakt

burimi:counterpunch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne