Asgjësohet një bombë në kryeqytetin e Venezuelës

Forcat e sigurisë kanë asgjësuar një bombë artizanale e cila ishte lënë në një skaj të rrugës në lagjen ku ndodhen disa ambasada dhe përfaqësi diplomatike në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin venezuelian, ekipet e Shërbimit Informativ Kombëtar Bolivarian (SEBIN) fillimisht bllokuan hyrjet dhe daljet në lagjen La Castellana dhe më pas kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar bombën artizanale.

Ekipet e SEBIN përcaktuan se në pakon e dyshimtë ndodhej një bombë artizanale e punuar me dorë e cila ishte lënë në një skaj të rrugës në lagjen ku ndodhen disa ambasada dhe përfaqësi diplomatike në Caracas.

Në lagjen La Castellana ndodhet edhe ambasada e Spanjës ku është strehuar Loepoldo Lopez, një nga emrat e opozitarëve në Venezuelë që kryen tentativën ushtarake për grusht shteti që dështoi më 30 prill.

Poashtu edhe javën e kaluar me arsyetimin e vendosjes së një bombe, ekipet e SEBIN evakuuan ndërtesën e Asamblesë Kombëtare (AN) e cila kontrollohet me shumicë nga opozita./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne