Askush duke përfshirë edhe MEK-un nuk mund të jetë “i rehatshëm” me ndryshimin e regjimit

Nga: Massoud and Anne Khodabandeh

Në 2017, John Bolton i premtoi Mojahedin-e Khalq (MEK) si gjithnjë, se ata do të festonin në Teheran para 40 vjetorit të Revolucionit Iranian në Shkurt 2019. Këtë Korrik, në konferencën pesë-ditore të MEK në Shqipëri, folësi kryesor Rudy Giuliani ende këmbënguli se MEK është një “qeveri në mërgim” dhe pretendoi se MEK është “një grup që duhet të na bëjë të ndihemi të qetë për ndryshimin e regjimit”.

Për kontekstin, promovimi i një grupi i cili përçmohet në mënyrë universale nga iranianët brenda dhe jashtë vendit si tradhtarë tregon naivitet të theksuar. Nuk ka prova se iranianët  po bëjnë thirrje për sanksione të ashpra kundër vetvetes. As nuk kërkojnë ndryshim të regjimit. Audienca e vetme e MEK në këtë drejtim është një taksë e ngrohtë e amerikanëve, sauditëve, izraelitëve dhe britanikëve, të cilët dëshirojnë të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Pjesa tjetër e botës thjesht nuk është aq e rehatshme me këtë kult të çuditshëm, terrorist.

Kohët e fundit, edhe Evropa është distancuar nga huazimi i ndihmës për këtë grup. MEK nuk ka më qasje të lirë në Parlamentin Evropian, ku aktivistët e tij do të ngacmojnë eurodeputetët dhe stafin e tyre. Këtë vit MEK nuk u ndalua të zhvillonte tubimin e saj vjetor Villepinte në Francë dhe gjithashtu u ndalua të zhvillohej nga Gjermania. Si rezultat i kësaj, udhëheqësi i MEK, Maryam Rajavi është zhvendosur nga Parisi në Shqipëri dhe MEK njoftoi se Shqipëria është selia e re e këtij grupi.

Lëvizja nga Iraku në Shqipëri duhet të kishte lejuar një qëndim të hapur për gazetarët perëndimorë të etur për të mësuar mbi propagandën anti-iraniane rreth së cilës ata flisnin. Ata u zhgënjyen shumë shpejt, pasi MEK-u ndërtoi një qendër de-fakto ekstra- territorale në Manëz dhe vendosi roje të armatosura për të qenë larg vëmendjes. Por, megjithëse grupi ishte fshehur fizikisht nga pamja, ata ishin shumë të ekspozuar përmes aktiviteteve të tyre në internet.

Megjithëse për disa kohë dihej se MEK-u vepronte si qendër klikimi nga Shqiperia, ishte Murteza Hussain i cili zbuloi se si MEK përdor adresa të pavërteta në mediat sociale për të “shpifur” një tregim të pavërtetë për Iranin me qëllim për të ndikuar në politikën e SHBA. Skandali i Heshmat Alavi e përqendroi vëmendjen e mediave në atë që po ndodh vërtet brenda MEK-ut pas imazhit të të fshehur, që Giuliani e admiron. Kjo përpjekje për të zbuluar MEK-un u ndihmua nga disa fotografi të cilat u shkrepën nga brenda kampit në Shqipëri dhe u botuan në Iran. Fotografitë janë shumë zbuluese, por që MEK-u me siguri nuk e kishte menduar apo kuptuar mënyrën se si u morën. Meqenëse MEK e fsheh me kaq zell botën e saj të brendshme nga publiku, këto foto na ofrojnë një vështrim të organizimit të pakujdesshëm të jetës së tyre brenda kampit.

Fakti që fotot janë shkrepur lehtësisht është domethënëse. Në pamje të parë ato mund të tregojnë një seancë për të moshuarit në bibliotekën lokale ose qendrën e komunitetit. Por ne shohim që gratë kanë veshur uniforma ushtarake dhe të gjithë burrat kanë veshur këmisha të ngjashme. Disa kanë veshur edhe jelekë. Kjo është diçka që MEK-u nuk e bën asnjëherë, përveçse kur luan rolin e saj në daljet në publik. Imazhet tregojnë se kjo është një skenë për një audiencë të veçantë të jashtme. Sigurisht që ato nuk ishin të destinuara për konsum të brendshëm, por as për një publik më të gjerë sepse përndryshe ato do të ishin në faqet e veta të MEK-ut. Bazuar në informacionin rreth MEK tashmë në domenin publik, ne mund të supozojmë se këto foto janë porositur nga Maryam Rajavi si një dredhi për të “shitur” markën MEK për financuesit dhe mbështetësit.

Kjo është një përpjekje e qartë dhe e qëllimshme për të treguar se MEK-ët janë punëtorë “profesionalë” në këtë dhomë kompjuteri. Të gjithë janë fotografuar duke parë me vëmendje një ekran. Askush nuk është “jashtë detyrës” në foto; zverdhje, shtrirje, pirje kafeje, aktivitetet normale të çdo punëtori. Nuk ka asnjë dëshmi të bisedës së qetë dhe miqësore mes bashkëpuntorëve, të gjithë duken shumë seriozë. Në tavolina nuk ka asnjë filxhan kafeje. Asnjë fotografi e familjes, burrave, grave, fëmijëve madje edhe kafshëve shtëpiake. Nuk ka bimë apo lule. Përpos rreshtave të tavolinave që ndajnë së bashku, të gjithë duken shumë të izoluar.

Nuk mund të ketë asgjë të keqe me këtë. Në fund të fundit, punëdhënësit duan të shohin punëtorët e tyre të zënë me punë. Por fotografitë organizative kanë të bëjnë edhe me marketingun e një marke, e cila përfshin marketingun e vlerave thelbësore të një entiteti. Një grup i cili pretendon, siç bën MEK-u, se është financuar nga donacionet publike për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut me siguri do të dëshirojnë të krijojnë një imazh në mendjen e publikut për transparencën, efektivitetin dhe pozitivitetin. Në ndryshim me këtë shikoni se si Human Rights Watch reklamon kulturën e saj të punës. Edhe nëpëmjet një kërkimi të shpejtë të imazheve në Google në “punonjësin e qendrës së thirrjeve” tregohen fotografi të punëtorëve të qetë dhe të qeshur dhe jo njerëz që duken makina të lodhura. Kjo nuk është imazhi që çdo kompani apo zyrë qeveritare do të përdorte për të promovuar vendin e tyre të punës.

Në fotot e reklamave të MEK-ut, punëtorët janë të ndarë sipas gjinisë. Burrat ulen në një dhomë, gratë në një dhomë tjetër. Të gjitha gratë mbajnë hixhab. Këtu nuk ka pluralizëm. Përdorimi i karrigeve të kopshtit dhe punëtorëve që përdorin syze të papërshtatshme për punën në ekran zbulon se stafi i menaxherëve nuk kujdeset aspak për sigurinë, rehatinë ose mirëqenien e punëtorëve. Ata janë duke përdorur monitorë dhe laptopë të vjetëruar. Kabllot janë skuqur dhe të ngatërruar me njëri-tjetrin.

Nuk ka asnjë tregues se punëtorët janë të lumtur në vendet e tyre të punës ose po e shijojnë punën e tyre. Pse do të ishin me fotografinë e liderit të tyre që do të binte mbi ta, si në të gjitha diktaturat, që të mos harrojnë pse janë atje dhe kush është në krye? (Fotografia e Maryam Rajavi është një pranim i qartë se burri i saj Massoud Rajavi ka vdekur.)

Sistemi kulturor i MEK-uk do të thotë që vendimet shqiptohen nga lart poshtë. Kjo do të thotë që ato vendime janë po aq inteligjente sa udhëheqja. Ajo që Rajavi nuk e kupton është se këto foto tregojnë përtej çdo fjale që MEK nuk i mban vlerat tona. Udhëheqësi po shet skllevër të pamenduar, të padiskutueshëm, të bindur, njerëz që nuk veprojnë ose flasin nëse nuk u është urdhëruar ta bëjnë këtë. Dhe kjo do të urdhërohej vetëm nëse do të ishte produktive për MEK-un, pa marrë parasysh nevojat ose dëshirat e punëtorit.

Ajo që portretizojnë këto imazhe janë kushte të skllavërisë moderne. Këta janë njerëz të moshuar që nuk janë në gjendje t’i shpëtojnë këtij kulti dhe janë të detyruar të kryejnë punë për të cilat nuk marrin shpërblim. Ato jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, me anë të së cilës edhe kërkimi i të brendshmeve të reja ndaj udhëheqësit e vë në pyetje kërkuesin për besnikërinë e tyre dhe shkakun. Ata nuk mund të largohen sepse në Shqipëri nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë dokumente identiteti ose leje pune, pa para, dhe nuk flasin gjuhën lokale (shqipe). Ata janë aty sepse gjithashtu edhe administrata Trump dëshiron që MEK-u të jetë aty.

Pra, kur Giuliani thotë se duhet të jemi “të rehatshëm” me këtë grup, njerëzit me mendje të drejtë në të gjithë botën mund të përgjigjen me ndershmëri dhe pa mëdyshje, “Jo, ne nuk jemi të kënaqur duke injoruar këtë realitet të ashpër vetëm sepse MEK-u shpeh një mesazh ant-iranian në botë sepse ne nuk besojmë se MEK ka ndonjë lloj të ardhme në Iran”./gazetaimpakt/ lobelog/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne