Askush nuk mund ta kërcënojë Turqinë për S-400

Zv.presidenti Oktay bashkëbisedoi me të rinjtë në Stamboll dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre për aktualitetin.

Për deklaratat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) lidhur me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 që do të blejë Turqia Oktay tha se këto deklarata ekzagjerohen mbi normalen.

Duke theksuar se këtu kemi të bëjmë me një nevojë të Turqisë për mbrojtje nënpresidenti Oktay bëri këtë vlerësim për të rinjtë:

“Sistemet S-400 janë sisteme mbrojtëse, nuk kanë të bëjnë me sulmin. Turqia nuk e ka për zakon që të marrë leje nga një vend tjetër për mbrojtjen e saj, nuk mund të ekzistojë një sjellje në mënyrë të tillë. Nëse ka nevojë për një çështje të caktuar Turqia kryen punimet, bën studimet e fizibilitetit, realizon bisedimet dhe në fund merr vendim dhe e zbaton atë. Kështu qëndron puna edhe me sistemet S-400, për të cilat vendi ka nevojë. Në lidhje me këtë çështje është biseduar me të gjithë, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Kushtet kanë qenë më të përshtatshme në drejtim të opsionit S-400. Në lidhje me këtë çështje vendimi është marrë, marrëveshjet janë firmosur. Turqia tashmë e ka marrë këtë sistem, nuk po themi që do ta marrim, e kemi marrë”.

Duke theksuar se Turqia u qëndron besnike marrëveshjeve që bën, nënpresidenti Oktay theksoi se askush nuk mund ta kërcënojë Turqinë përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Në lidhje me burimet e hidrokarbureve që mund të zbulohen në Mesdheun Lindor zëvendëspresidenti Oktay tha se në këto burime kanë të drejtë të dy komunitetet që jetojnë në Qipro dhe se burimet duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë nga të dy komunitetet.

Nënpresidenti Oktay theksoi se turqit nuk do të lejojnë që të preken të drejtat e tyre në Qipro.

“Ne veprojmë brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare; bëjmë atë që duhet bërë. E drejta ndërkombëtare na jep kompetencën për të kërkuar dhe shpuar burimet natyrore në parcelat e Mesdheut Lindor. Dhe ne e përdorim këtë të drejtë. Përdorimi i kësaj të drejte mund të jetë i dhimbshëm për dikë, mund të dëmtojë interesat e tyre. Nëse ata duan që ne të marrim leje (nga dikush), të mos na vënë re, por ne nuk ndjekim një rrugë të tillë”, nënvizoi Zv.presidenti Fuat Oktay në takimin që pati me një grup të rinjsh në Stamboll./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne