Askush nuk mund të arrijë në rezultate me presione, imponime dhe sanksione ndaj Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se askush nuk mund të arrijë në rezultate me presione, imponime dhe sanksione ndaj Turqisë.

Shefi i diplomacisë turke gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Qarkut të Partisë AK në Alanya të Antalyas u prononcua për tensionimet që po jetohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me sanksionet.

“Në qoftë se vendosni sanksione, atëherë edhe ju do të sanksionoheni”, bëri të ditur Çavusoglu.

Duke vënë në dukje se takimi i fundit i zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Singapor ka qenë mjaftë konstruktiv, ministri Çavusoglu tha: “Edhe bota edhe rajoni ynë ka nevojë për një agjendë pozitive. Sipas mendimit tim Amerika është ajo që ka nevojë më së shumti për një agjendë të tillë. Në dhashtë Zoti me këtë botëkuptim do ti zgjidhim këto probleme. Mendoj se problemet do të zgjidhim me marrëveshje, diplomaci, negociata dhe vullnet të mirë e jo me imponime dhe gjuhë kërcënuese”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se me vendet evropiane janë duke punuar për vendosjen e marrëdhënieve të shëndetshme, ndërsa shtoi se askush të mos pret që Turqia të ndjek politika të njëanshme, njëdimensionale dhe të kthej fytyrën e saj vetëm në njërën anë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne