Asnjë fjalë nga SHBA kur Arabia Saudite vret dhjetëra civilë jemenas

Arabia Saudite ka intensifikuar fushatën ajrore në Jemen, duke vrarë të paktën 78 jemenas që nga e premtja, duke përkeqësuar situatën në vendin e varfër që po përjeton tashmë krizën më të madhe humanitare në kohët moderne.

Medea Benjamin, bashkë-themeluese e grupit anti-luftës Code Pink, në një intervistë me mediat theksoi se të gjitha viktimat e bombardimeve ajrore të Arabisë Saudite kanë qenë civilë, kryesisht gra dhe fëmijë. ” “Ju do të mendoni se të gjithë ata që u takuan me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kur ai kreu turneun e tij tre javësh në të gjitha elitat në Shtetet e Bashkuara tani do të pendoheshin se kishin shkuar në darka gala me të dhe po përpiqen t’i pyesin sauditët përse po vrasin njerëz në dasma apo në lagjet rezidenciale ose në një autobus të udhëtarëve ashtu siç bënë këtë fundjavë “, tha Benjamin duke shtuar: “Por unë nuk shoh ndonjë protestë. Në të vërtetë, nuk dëgjoj as ndonjë fjalë prej njerëzve me të cilët u takua Bin Salman”. Sauditët imponuan një “fundjavë tmerri” mbi popullin e Jemenit, theksoi kjo aktiviste pacifiste amerikane, duke i bërë thirrje Kongresit të kritikojë aleatët sauditë të Uashingtonit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne