Assad: Bota nuk i beson historisë së SHBA-së për armët kimike

Duke folur për Russia Today (RT), presidenti sirian Bashar al Assad tha se bota nuk iu beson akuzave të SHBA-së ndaj Damaskut për sulm kimik në rajonin Duma.

Presidenti sirian Bashar al Assad tha se Rusia e parandaloi Perëndimin që të kryejë një sulm të madh kundër Sirisë në muajin prill dhe se qeveria siriane pothuajse e fitoi luftën 7-vjeçare, pavarësisht nga përpjekjet e SHBA-së për ta penguar atë. Assad tha se ndërsa ushtria siriane përparonte, Perëndimi përpiqej ta përkeqësonte situatën duke mbështetur terroristët dhe duke sjellë terroristët në vend.

‘SHBA-JA KA HUMBUR KARTAT, MUND TË ULET NË TRYEZËN E BISEDIMEVE’

Udhëheqësi sirian, i cili tha se: “Pa ndihmën e jashtme financiare, armiqtë brenda do të mposhteshin brenda një viti”, shtoi se pasi kontrolli i Aleppos dhe Deyr ez Zor iu kalua forcave qeveritare, Uashingtoni ‘i ka humbur kartat’ dhe se ata mund të ulen në tryezen e bisedimeve.

Assad tha se kur përfundoi kriza në Siri, armiqtë u bënë më të pafuqishëm me hapat e ndërmarrë.

‘ATA GËNJYEN’

Duke iu referuar faktit se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca goditën një sërë objektivash në Siri më 14 prill, me pretendimin se në Duma ka pasur sulm kimik, Assad u shpreh se: “A është kjo (sulmi kimik) në interesin tonë. Pse të jetë?”

Udhëheqësi sirian tha se përpjekjet e Uashingtonit për të ndikuar tek opinioni publik lidhur me këtë çështje, kanë dështuar dhe bëri shtoi se:

“Ata treguan një histori, gënjyen , por publiku botëror dhe Perëndimi nuk e besuan atë histori. Por as nuk u tërhoqen. Prandaj duhej të bënin diçka, qoftë edhe në një shkallë të vogël.”

‘NUK KA MË HAP PRAPA’

Pavarësisht procesit të paqes në Astana dhe procesit të punimeve dhe armëpushimit në rajonet e çliruara nga militantët, sipas Assadit, ende ekzistojnë disa fitore të cilat duhen arritur.

Udhëheqësi sirian u shpreh: “Al Kaeda, El Nusra, ISIS dhe grupe të tjera që pajtohen me ta, nuk janë të gatshme për dialog dhe nuk kanë asnjë plan politik. E gjitha që ata kanë është një plan ideologjik i errët. Për këtë arsye, e vetmja mënyrë për t’u marrë me këto grupe është përdorimi i forcës. Nuk ka më hap prapa.”

‘OSE DO TË KENI NJË SHTET, OSE NUK DO TË KENI, NUK KENI MUNDËSI TJETËR’

Assad theksoi se: “Me rritjen e tensionit, ne do të jemi më të vendosur për ta zgjidhur problemin. Sepse nuk keni mundësi tjetër: ose do të keni një shtet, ose nuk do të keni.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne