Bota

Assad lëviz nga Siria, takon Ajatollah Khamenein në Teheran

Presidenti sirian, Bashar al Assad u takua me Ajatollah Ali Khamenein në Teheran. Është hera e parë që nga shpërthimi i luftës që Assad shkon në Iran, një komb që së bashku me Rusinë e ka mbështetur Sirinë gjatë konfliktit.

Sipas raporteve të mediave lokale, presidenti sirian falënderoi qeverinë iraniane për mbështetje dhe përsëriti se bashkëpunimi mes dy kombeve do të vazhdojë.

Edhe Ayatollah Ali Khamenei mbështeti marrëveshjen me qeverinë siriane, duke thënë se Irani e konsideron mbështetjen e dhënë për Sirinë të mbështetur rezistencën, që është, në frontin që kundërshton SHBA dhe Izraelin.

“Krijimi i zonës tampon që amerikanët duan të vendosin në Siri, është në mesin e atij komploti të rrezikshëm që duhet patjetër të refuzohet dhe kundër të cilit ne duhet të mbajmë qëndrim”, ka thënë lideri suprem i Iranit, sipas një raporti të agjencisë jo-zyrtare e lajmeve, “Mehr”.

Assad në tetë vitet e konfliktit u largua nga vendi i tij vetëm për të takuar presidentin rus Vladimir Putin. Të mërkurën presidenti izraelit Benjamin Netanjahu pritet të diskutojë rolin e Iranit në luftën në Siri.

OPINIONE