Asselborn: Turqia mban mbi shpatulla një barrë të rëndë refugjatësh

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn tha se me 3,5 milionë sirianë, Turqia mban mbi shpatulla një barrë të rëndë.

Në reportazhin e dhënë për gazetën “Osnabrucker Zeitung”, Asselborn bëri deklarata në lidhje me politikën e Bashkimit Evropian për refugjatët.

“Turqia mban mbi shpatulla një barrë të rëndë me 3,5 milionë sirianë. Sipas meje është shumë e qartë që ka nevojë për mbështetje. Për këtë arsye Bashkimi Evropian duhet t’i japë Turqisë një garanci financiare shtesë për refugjatët sirianë” tha ministri i Luksemburgut.

Ai tha se financa shtesë në fjalë duhet të jetë për të siguruar nevojat e sirianëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne