Bota

Associated Press: Vizita e Bashar Asad në Rusi, do të thotë pëlqimi i Damaskut me planin e paqes Teheran-Ankara-Moskë

Agjencia e lajmeve Associated Press në një raport të saj vuri në dukje vizitën e presidentit të Sirisë në Rusi dhe takimin e tij me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë në qytetin Suçi dhe theksoi se ky takim tregon se pëlqimin e Damaskut me planet e paqes së Rusisë, Iranit dhe Turqisë.

Associated Press të martën në këtë raport shtoi: “Mikpritja e Putin për presidentin e Sirisë para fillimit të takimit të krerëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë në lidhje me krizën në Siri i cili do të zhvillohet nesër (të mërkurën) në qytetin Suçi të Rusisë, është shumë e rëndësishme. Presidenti i Rusisë në këtë takim ka vlerësuar përpjekjet e Rusisë për shpëtimin e vendit të tij nga terroristët. Kjo është vizita e dytë e presidentit të Sirisë në Rusi që nga fillimi i krizës së Sirisë në marsin e vitit 2011 e deri më tani. Më parë Bashar Asad në tetor të vitit 2015 ka shkuar në Rusi. Putin duke marrë parasysh këtë fakt se qeveria e Sirisë ka nën kontroll shumicën e territorit të Sirisë dhe grupi terrorist ndodhet në një gjendje të trazuar, i ka thënë Asad se synon të reduktojë praninë ushtarake të Rusisë në Siri. Presidenti i Rusisë në këtë takim ka vlerësuar bashkëpunimin e Bashar Asad me palët që bëjnë përpjekje për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri”.

OPINIONE